Slucajevi

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve Genita Ukaj, Lendita Elshani, Albina Haxholli, Lum Gashi, Albert Bajrami, Kasim Gërbeshi dhe Endrit Krasniqi, Prishtinë,27.10.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësim të thellë pas largimit të menjëhershëm nga puna të 7 gazetarëve - Genita Ukaj, Lendita Elshani, Albina Haxholli, Lum Gashi, Albert Bajrami, Kasim Gërbeshi dhe Endrit Krasniqi - nga portali klankosova.tv.

Sipas një deklarate publike dhe komunikimit të gazetarëve me AGK-në, arsyet e dorëheqjeve kanë të bëjnë me kërkesën e drejtuesve të portalit për punë shtesë, pa kompensim adekuat gjatë kohës së zhvillimit të një spektakli televiziv.

AGK-ja shpreh keqardhjen që gazetarët, të gjithë me përvojë të çmuar dhe disa vjeçare në media të Kosovës, janë detyruar të largohen nga puna për shkak të trajtimit të padinjitetshëm. Ky rast tregon edhe njëherë ambientin e vështirë të punës në shumë redaksi mediash në Kosovë.

AGK-ja fton Klan Kosova (.tv) dhe mediat e tjera në Kosovë që të respektojnë dispozitat e Ligjit të Punës dhe të respektojnë e zbatojnë të drejtat e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë.

AGK-ja qëndron në solidaritet të plotë me gazetarët e larguar dhe u ofron çdo lloj mbështetjeje për të cilën mund të kenë nevojë, duke përfshirë ndihmë ligjore.




Detalji izvestioca Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve Genita Ukaj, Lendita Elshani, Albina Haxholli, Lum Gashi, Albert Bajrami, Kasim Gërbeshi dhe Endrit Krasniqi, Prishtinë,27.10.2026
Slučajevi Opis Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësim të thellë pas largimit të menjëhershëm nga puna të 7 gazetarëve - Genita Ukaj, Lendita Elshani, Albina Haxholli, Lum Gashi, Albert Bajrami, Kasim Gërbeshi dhe Endrit Krasniqi - nga portali klankosova.tv. Sipas një deklarate publike dhe komunikimit të gazetarëve me AGK-në, arsyet e dorëheqjeve kanë të bëjnë me kërkesën e drejtuesve të portalit për punë shtesë, pa kompensim adekuat gjatë kohës së zhvillimit të një spektakli televiziv.
Država Kosovë
Ime i prezime
Rod Grupa
Datum 27.10.2026
Grad Prishtinë
Vrsta incidenta Ostale pretnje novinarima
Od koga
Kršilac / osumnjičeni Klan Kosova
Vrsta medija Radio i televizija
Ime medija Klan Kosova
Izvor Facebook
Javni tužilac
Sudski
Sudski status
Sudski zakljucak
Da li je obavešteno udruženje novinara? Da
Da li je incidenat prijavljen u policiji?
Da li je incidenat prijavljen u tužilaštvu?
Reagovanjeudruženja novinara? AGK-ja shpreh keqardhjen që gazetarët, të gjithë me përvojë të çmuar dhe disa vjeçare në media të Kosovës, janë detyruar të largohen nga puna për shkak të trajtimit të padinjitetshëm. Ky rast tregon edhe njëherë ambientin e vështirë të punës në shumë redaksi mediash në Kosovë. AGK-ja fton Klan Kosova (.tv) dhe mediat e tjera në Kosovë që të respektojnë dispozitat e Ligjit të Punës dhe të respektojnë e zbatojnë të drejtat e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë. AGK-ja qëndron në solidaritet të plotë me gazetarët e larguar dhe u ofron çdo lloj mbështetjeje për të cilën mund të kenë nevojë, duke përfshirë ndihmë ligjore.
Share this Post: