Kërcënim kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve, Nacionale dhe Betimi për Drejtësi, Gjilan, 30.01.2026
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), dënon ashpër kërcënimin serioz që kanë marrë në Gjykatën e Gjilanit, dega në Viti ekipet e mediave online, Nacionale dhe Betimi për Drejtësi.
Gazetarja dhe kameramani i Nacionales, Eriola Cacaj dhe Drilon Namani si dhe gazetari i “Betimi për Drejtësi”, Flamur Kabashi janë kanosur brenda sallës së gjyqit, në përfundim të një seance për kontest pronësor.
Sipas dëshmisë së gazetarëve, kërcënimi ka ardhur nga pjesëtari i njërës prej familjeve në kontest, i cili e ka bërë gjestin “e prerjes së kokës”, në drejtim të tyre.
Ekipet e gazetarëve e kanë njoftuar gjykatësen e rastit dhe e kanë paraqitur rastin në Polici.
AGK-ja është thellësisht e shqetësuar me këtë kërcënim serioz, dhe u bën thirrje Gjykatave dhe Policisë së Kosovës, që të kujdesen për sigurinë e gazetarëve në kohën që ata kryejnë punën e tyre profesionale të raportimit.
AGK-ja e fton Policinë për punë të shpejtë hetimore për të adresuar kërcënimin, dhe Gjykatën për zhvillim të rastit për këtë kanosje.
| Detalji izvestioca | Kërcënim kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve, Nacionale dhe Betimi për Drejtësi, Gjilan, 30.01.2026 |
|---|---|
| Slučajevi Opis | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), dënon ashpër kërcënimin serioz që kanë marrë në Gjykatën e Gjilanit, dega në Viti ekipet e mediave online, Nacionale dhe Betimi për Drejtësi. Gazetarja dhe kameramani i Nacionales, Eriola Cacaj dhe Drilon Namani si dhe gazetari i “Betimi për Drejtësi”, Flamur Kabashi janë kanosur brenda sallës së gjyqit, në përfundim të një seance për kontest pronësor. Sipas dëshmisë së gazetarëve, kërcënimi ka ardhur nga pjesëtari i njërës prej familjeve në kontest, i cili e ka bërë gjestin “e prerjes së kokës”, në drejtim të tyre. |
| Država | Kosovë |
| Ime i prezime | Gazetarja dhe kameramani i Nacionales, Eriola Cacaj dhe Drilon Namani si dhe gazetari i “Betimi për Drejtësi”, Flamur Kabashi. |
| Rod | Grupa |
| Datum | 30.1.2026 |
| Grad | Gjilan |
| Vrsta incidenta | Pretnje životom i telesnim povredama novinara |
| Od koga | |
| Kršilac / osumnjičeni | |
| Vrsta medija | Onlajn |
| Ime medija | Nacionale, Betimi për Drejtësi |
| Izvor | |
| Javni tužilac | |
| Sudski | |
| Sudski status | |
| Sudski zakljucak | |
| Da li je obavešteno udruženje novinara? | Da |
| Da li je incidenat prijavljen u policiji? | Da |
| Da li je incidenat prijavljen u tužilaštvu? | |
| Reagovanjeudruženja novinara? | AGK-ja është thellësisht e shqetësuar me këtë kërcënim serioz, dhe u bën thirrje Gjykatave dhe Policisë së Kosovës, që të kujdesen për sigurinë e gazetarëve në kohën që ata kryejnë punën e tyre profesionale të raportimit. AGK-ja e fton Policinë për punë të shpejtë hetimore për të adresuar kërcënimin, dhe Gjykatën për zhvillim të rastit për këtë kanosje. |

