Gjuhë denigruese ndaj ekipit të "Betimi për Drejtësi", Prishtinë, 24.02.2023
Anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës - KPK, Agron Beka, të enjten në mbledhjen e KPK-së, ka bërë akuza ndaj emisionit “Betimi për Drejtësi”.
Më 18 shkurt 2023 në KTV, është transmetuar emisioni “Betimi për Drejtësi”, me titull “Përplasjet institucionale për Agron Bekën”, në të cilin Beka ishte protagonist i shpërfaqur përmes kallëzimeve penale, si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Beka në mbledhjen e KPK-së, ka akuzuar se përmbajtja e emisionit televiziv ka qenë “e porositur”, dhe ka krahasuar atë me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe emisioni “Betimi për Drejtësi”, i kanë reaguar Bekës, duke thënë se “kanë zhvilluar hulumtimin në përputhje të plotë me të gjitha standardet më të larta etike dhe profesionale, duke prezantuar fakte dhe dëshmi si dhe duke ju ofruar të gjitha palëve hapësirën e duhur për tu intervistuar për ta dhënë versionin e tyre”.
AGK-ja, shpreh shqetësim për gjuhën e përdorur në këtë mbledhje ndaj emisionit “Betimi për Drejtësi”, dhe bën thirrje që të mos shfrytëzohen institucionet publike për të linçuar mediet.
Detalji izvestioca | Gjuhë denigruese ndaj ekipit të "Betimi për Drejtësi", Prishtinë, 24.02.2023 |
---|---|
Slučajevi Opis | Anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës - KPK, Agron Beka, të enjten në mbledhjen e KPK-së, ka bërë akuza ndaj emisionit “Betimi për Drejtësi”. Më 18 shkurt 2023 në KTV, është transmetuar emisioni “Betimi për Drejtësi”, me titull “Përplasjet institucionale për Agron Bekën”, në të cilin Beka ishte protagonist i shpërfaqur përmes kallëzimeve penale, si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Beka në mbledhjen e KPK-së, ka akuzuar se përmbajtja e emisionit televiziv ka qenë “e porositur”, dhe ka krahasuar atë me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe emisioni “Betimi për Drejtësi”, i kanë reaguar Bekës, duke thënë se “kanë zhvilluar hulumtimin në përputhje të plotë me të gjitha standardet më të larta etike dhe profesionale, duke prezantuar fakte dhe dëshmi si dhe duke ju ofruar të gjitha palëve hapësirën e duhur për tu intervistuar për ta dhënë versionin e tyre”. |
Država | Kosovë |
Ime i prezime | |
Rod | Grupa |
Datum | 24.2.2023 |
Grad | Prishtinë |
Vrsta incidenta | Ostale pretnje novinarima |
Od koga | Od javnih službenika |
Kršilac / osumnjičeni | Agron Beka |
Vrsta medija | Radio i televizija |
Ime medija | Betimi per Drejtesi |
Izvor | Betimi per Drejtesi |
Javni tužilac | |
Sudski | |
Sudski status | |
Sudski zakljucak | |
Da li je obavešteno udruženje novinara? | Da |
Da li je incidenat prijavljen u policiji? | |
Da li je incidenat prijavljen u tužilaštvu? | |
Reagovanjeudruženja novinara? | AGK-ja, shpreh shqetësim për gjuhën e përdorur në këtë mbledhje ndaj emisionit “Betimi për Drejtësi”, dhe bën thirrje që të mos shfrytëzohen institucionet publike për të linçuar mediet. |