Vodič za novinare da izveštavaju o rodno odgovornoj implementaciji standarda za dostojanstven rad i sigurnost i zdravlje na radu
Udhëzuesi për gazetarët për raportim mbi zbatimin e përgjegjshëm gjinor të standardeve për punë të dinjitetshme dhe siguri e shëndet në punëështë shkruar për t’i ndihmuar gazetarët që t’i kuptojnë konceptet kryesore mbi sigurinë dhe shëndetin në punë, dhe për përfshirjen e perspektivës gjinore kur raportohet për këto tema.
Gazetarët do të fitojnë njohuri rreth legjislacionit në Kosovë, i cili rregullon SSHP- në, si dhe rekomandimet nga UN Women për të ndërhyrë në zbrazëtirat e identifikuara ligjore.
Udhëzuesi gjithashtu mbulon pikat thelbësore se si të ndërtohen storiet që kanë të bëjnë me SSHP-në dhe trajton parimet kryesore për raportimin me ndjeshmëri gjinore, të cilat i ndihmojnë redaksitë të bëjnë gazetari gjithëpërfshirëse.
Ky udhëzues është hartuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, në bashkëpunim me UN Women, brenda kornizës së projektit “Promovimi i punës së denjë përmes forcimit të menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe dialogut social në Kosovë” i cili implementohet nga UNOPS dhe financohet nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida) përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë.