Raport në hije për lirinë e medias në Kosovë
Autoret: Getoarbë Mulliqi, Serena Epis
Ky raport në hije ofron një vlerësim të përditësuar të lirisë së medias në Kosovë, duke u përqendruar në funksionimin e institucioneve kryesore mediale, përfshirë transmetuesin publik dhe organin rregullator, si dhe në sigurinë e gazetarëve dhe profesionistëve të medias.
Duke evidentuar si sfidat më kritike, ashtu edhe hapat pozitivë të ndërmarrë, raporti synon të kontribuojë në negociatat e anëtarësimit në kuadër të Kapitullit 23, duke u ofruar vendimmarrësve në nivel kombëtar dhe evropian rekomandime konkrete dhe të zbatueshme për të nxitur reforma të mirëfillta të brendshme.











