Indeksi i Sigurisë së Gazetarëve në Ballkanin Perëndimor - Raport Narrativ Kosova 2020
Indeksi i Sigurisë së Gazetarëve të Ballkanit Perëndimor (WBJSI) është një mjet i bazuar në hulumtim i krijuar për të matur dhe monitoruar ndryshimet në mjediset përkatëse sociale dhe politike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në sigurinë e gazetarëve dhe aktorët e medias gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.
Ky raport i referohet situatës në Kosovë në vitin 2020, i cili u caktua si viti i parë (pilot) për zhvillimin e kuadrit konceptual dhe metodologjisë për pikëzimin, agregimin dhe llogaritjen e Indeksit. Në vitet në vijim, përmirësimi apo përkeqësimi i situatës në të gjitha vendet do të matet duke marrë në konsideratë vlerësimin për vitin 2020 si vit referencë.