Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Hateme Smajli dhe redaksisë së Gazeta Infokus, Prishtinë, 29.06.2026
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është vënë në dijeni të një fushate të organizuar sulmesh, presioni dhe denigrimi kundër gazetares Hateme Smajli dhe redaksisë ku ajo punon -Gazeta Infokus.
Kjo fushatë vjen pas publikimit të një serie hulumtimesh që lidhen me privatizimin e tokave në Komunën e Ferizajt, ku, sipas raportimeve, e përfshirë është familja Ramadani e deputetit të zgjedhur të Vetëvendosjes, Valon Ramadani. Siç ka raportuar kjo media, kërcënimet janë bërë në rrjetet sociale, por edhe nëpërmjet telefonatave në redaksi.
AGK-ja e dënon fuqishëm këtë fushatë të papranueshme, e cila ka për qëllim intimidimin e Smajlit për ta penguar vazhdimin e hulumtimit. Fushata të tilla kundër gazetarëve synojnë të minojnë hapur lirinë e medias dhe mundësinë që ato të mbajnë përgjegjës institucione ose individë të pushtetshëm në nivel lokal dhe qendror.
AGK-ja e fton deputetin e zgjedhur, Valon Ramadani, që të distancohet nga këto kërcënime dhe të mos bëhet vetë pjesë e fushatës që i frikëson gazetarët. Deputeti i zgjedhur Ramadani duhet të jetë i gatshëm t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve në mënyrë të hapur dhe transparente, për shkak të postit të rëndësishëm që mban.
Gazetarët duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre të lirë dhe të papenguar. AGK-ja i ofron mbështetje gazetares Smajli dhe redaksisë së saj për të vazhduar raportimet e rëndësishme që shkojnë në interes të publikut.
| Detajet e raportuesit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Hateme Smajli dhe redaksisë së Gazeta Infokus, Prishtinë, 29.06.2026 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është vënë në dijeni të një fushate të organizuar sulmesh, presioni dhe denigrimi kundër gazetares Hateme Smajli dhe redaksisë ku ajo punon -Gazeta Infokus. Kjo fushatë vjen pas publikimit të një serie hulumtimesh që lidhen me privatizimin e tokave në Komunën e Ferizajt, ku, sipas raportimeve, e përfshirë është familja Ramadani e deputetit të zgjedhur të Vetëvendosjes, Valon Ramadani. Siç ka raportuar kjo media, kërcënimet janë bërë në rrjetet sociale, por edhe nëpërmjet telefonatave në redaksi. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Hateme Smajli |
| Gjinia | Femër |
| Data | 29.6.2026 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
| Nga Kush | Nga personat publik |
| Shkelësi / i dyshuari | Valon Ramadani - deputet |
| Lloji i Medias | Online |
| Emri i Medias | |
| Burimi | Gazeta Infokus |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja e dënon fuqishëm këtë fushatë të papranueshme, e cila ka për qëllim intimidimin e Smajlit për ta penguar vazhdimin e hulumtimit. Fushata të tilla kundër gazetarëve synojnë të minojnë hapur lirinë e medias dhe mundësinë që ato të mbajnë përgjegjës institucione ose individë të pushtetshëm në nivel lokal dhe qendror. AGK-ja e fton deputetin e zgjedhur, Valon Ramadani, që të distancohet nga këto kërcënime dhe të mos bëhet vetë pjesë e fushatës që i frikëson gazetarët. Deputeti i zgjedhur Ramadani duhet të jetë i gatshëm t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve në mënyrë të hapur dhe transparente, për shkak të postit të rëndësishëm që mban. Gazetarët duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre të lirë dhe të papenguar. AGK-ja i ofron mbështetje gazetares Smajli dhe redaksisë së saj për të vazhduar raportimet e rëndësishme që shkojnë në interes të publikut. |

