Rastet

Sulme të tjera ndaj gazetarëve dhe medieve, Prishtinë,10.05.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpeh zhgënjim të thellë me qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, një javë pas publikimit të raportit për Kosovën të "Reporterëve pa Kufij".

Në një fjalim gjatë një tubimi të partisë së tij, Kurti ka dështuar të adresojë gjetjet e raportit, duke fajësuar mediat dhe gazetarët për renditjen në vendin 99.

Kurti ka ofruar “trajnime dhe kurse nga Qeveria për gazetarë dhe media”, që është një përpjekje serioze e e papranueshme për ndikim qeveritar në punën e tyre, dhe tendencë për të vënë në pikëpyetje profesionalizimin e mediave kosovare.

Kryeministri në detyrë Kurti nuk ka përmendur miratimin e ligjit anti-kushtetues për Komisionin e Pavarur të Medieve, ndikimin politik të partisë së tij në Transmetuesin Publik, RTK dhe as fushatën e vazhdueshme të përdorimit të gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes ndaj gazetarëve dhe mediave, nga zyrtarë të partisë së tij.

AGK-ja e fton zotin Kurtin ose këdo që e formon Qeverinë e re të angazhohet në një dialog të hapur me të gjithë hisedarët, në mënyrë që të trajtohen me seriozitet gjetjet e Raportit dhe të punohet për përmirësimin e lirisë së mediave në Kosovë.




Detajet e raportuesit Sulme të tjera ndaj gazetarëve dhe medieve, Prishtinë,10.05.2025
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpeh zhgënjim të thellë me qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, një javë pas publikimit të raportit për Kosovën të "Reporterëve pa Kufij".  Në një fjalim gjatë një tubimi të partisë së tij, Kurti ka dështuar të adresojë gjetjet e raportit, duke fajësuar mediat dhe gazetarët për renditjen në vendin 99. Kurti ka ofruar “trajnime dhe kurse nga Qeveria për gazetarë dhe media”, që është një përpjekje serioze e e papranueshme për ndikim qeveritar në punën e tyre, dhe tendencë për të vënë në pikëpyetje profesionalizimin e mediave kosovare. Kryeministri në detyrë Kurti nuk ka përmendur miratimin e ligjit anti-kushtetues për Komisionin e Pavarur të Medieve, ndikimin politik të partisë së tij në Transmetuesin Publik, RTK dhe as fushatën e vazhdueshme të përdorimit të gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes ndaj gazetarëve dhe mediave, nga zyrtarë të partisë së tij.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia Grup
Data 10.5.2025
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush Deklarata agresive nga zyrtarët shtetërorë
Shkelësi / i dyshuari Kryeministri në detyrë, Albin Kurti
Lloji i Medias
Emri i Medias
Burimi
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja e fton zotin Kurtin ose këdo që e formon Qeverinë e re të angazhohet në një dialog të hapur me të gjithë hisedarët, në që të trajtohen me seriozitet gjetjet e Raportit dhe të punohet për përmirësimin e lirisë së mediave në Kosovë.
Share this Post: