Rastet

Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale, Klan Kosova, Prishtinë, 04.08.2026

Gazetarja e Klan Kosova, Sala Gashi, ka raportuar për pengimin në detyrë nga këshilltari i Ministrit së Bujqësisë, Armend Muja. Sipas raportimit të gazetares, këshilltari Feim Tahirsylaj i është drejtuar me pyetje të papërshtatshme dhe me ton kërcënues.

“Klani, po të paguan me ba pyetje? Kush po ju paguan? Hiquni, more, ik”, kanë qenë fjalët me të cilat Tahirsylaj i është drejtuar gazetares Gashi.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon ashpër gjuhën dhe sjelljen joprofesionale të zyrtarit shtetëror.

AGK-ja i bën thirrje për distancim ministrit Muja dhe i fton të gjithë zyrtarët publikë që të mos e pengojnë punën e gazetarëve. Për shkak të pozitave shtetërore që mbajnë, ata duhet të jenë në gjendje t'u përgjigjen të gjitha pyetjeve të gazetarëve.




Detajet e raportuesit Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale, Klan Kosova, Prishtinë, 04.08.2026
Rastet Përshkrimi Gazetarja e Klan Kosova, Sala Gashi, ka raportuar për pengimin në detyrë nga këshilltari i Ministrit së Bujqësisë, Armend Muja. Sipas raportimit të gazetares, këshilltari Feim Tahirsylaj i është drejtuar me pyetje të papërshtatshme dhe me ton kërcënues. “Klani, po të paguan me ba pyetje? Kush po ju paguan? Hiquni, more, ik”, kanë qenë fjalët me të cilat Tahirsylaj i është drejtuar gazetares Gashi. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon ashpër gjuhën dhe sjelljen joprofesionale të zyrtarit shtetëror.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Sala Gashi
Gjinia Femër
Data 4.8.2026
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush Nga personat publik
Shkelësi / i dyshuari Këshilltari i Ministrit së Bujqësisë, Feim Tahirsylaj
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias Klan Kosova
Burimi Klan Kosova
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon ashpër gjuhën dhe sjelljen joprofesionale të zyrtarit shtetëror. AGK-ja i bën thirrje për distancim ministrit Muja dhe i fton të gjithë zyrtarët publikë që të mos e pengojnë punën e gazetarëve. Për shkak të pozitave shtetërore që mbajnë, ata duhet të jenë në gjendje t'u përgjigjen të gjitha pyetjeve të gazetarëve.
Share this Post: