Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale, Kallxo.com, Prishtinë, 15.07.2026
Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, ka sulmuar sot, përmes një deklarate publike, median online KALLXO.com, duke vënë në dyshim me akuza raportimin e kësaj medie për procesin e shpronësimit në fshatin Shipitullë.
AGK-ja e dënon ashpër këtë deklaratë të paprecedentë, me tone kërcënuese ndaj medias, gazetarit dhe autorit të artikullit, Shqipron Xhema. Një sjellje e tillë synon minimin e lirisë së medias për ta ushtruar në mënyrë të pavarur punën e saj profesionale dhe hulumtuese në interes të publikut.
AGK-ja e fton zotin Thaçi dhe zyrtarët e tjerë që mbajnë pozita publike që, në vend të intimidimit të gazetarëve, të ofrojnë në mënyrë transparente dhe të hapur informacione për temat që trajtohen nga mediat.
KALLXO.com ka paralajmëruar padi urgjente për shpifje ndaj kryetarit të Obiliqit.
| Detajet e raportuesit | Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale, Kallxo.com, Prishtinë, 15.07.2026 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, ka sulmuar sot, përmes një deklarate publike, median online KALLXO.com, duke vënë në dyshim me akuza raportimin e kësaj medie për procesin e shpronësimit në fshatin Shipitullë. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Shqipron Xhema |
| Gjinia | Mashkull |
| Data | 15.7.2026 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale |
| Nga Kush | Nga zyrtarët publik |
| Shkelësi / i dyshuari | Halil Thaqi - Kryetar i Komunes se Obiliqit |
| Lloji i Medias | Online |
| Emri i Medias | KALLXO |
| Burimi | |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja e dënon ashpër këtë deklaratë të paprecedentë, me tone kërcënuese ndaj medias, gazetarit dhe autorit të artikullit, Shqipron Xhema. Një sjellje e tillë synon minimin e lirisë së medias për ta ushtruar në mënyrë të pavarur punën e saj profesionale dhe hulumtuese në interes të publikut. AGK-ja e fton zotin Thaçi dhe zyrtarët e tjerë që mbajnë pozita publike që, në vend të intimidimit të gazetarëve, të ofrojnë në mënyrë transparente dhe të hapur informacione për temat që trajtohen nga mediat. KALLXO.com ka paralajmëruar padi urgjente për shpifje ndaj kryetarit të Obiliqit. |

