Rastet

Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale, Kallxo.com dhe Koha.net, Prishtinë, 10.08.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon ashpër shënjestrimin publik ndaj disa mediave në një status të publikuar sot nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama (LDK).

Gjuha e përdorur është e papranueshme dhe linçuese dhe ka për synim intimidimin e mediave dhe gazetarëve për të raportuar tema në interes të publikut.

AGK-ja e fton zotin Rama që të përgjigjet në mënyrë transparente dhe të hapur për çështjet dhe temat që trajtohen nga të gjitha mediat. Sulme të tilla, si ky, minojnë lirinë e medias në vend dhe kanë për synim dekurajimin e punës së gazetarëve për të mbajtur përgjegjës zyrtarët në pozita të larta shtetërore.

Ato gjithashtu u ofrojnë platformë publike qindra personave të tjerë për të sulmuar dhe denigruar online gazetarët dhe mediat, prandaj kjo formë e komunikimit duhet të ndalet.




Detajet e raportuesit Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale, Kallxo.com dhe Koha.net, Prishtinë, 10.08.2026
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon ashpër shënjestrimin publik ndaj disa mediave në një status të publikuar sot nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama (LDK). Gjuha e përdorur është e papranueshme dhe linçuese dhe ka për synim intimidimin e mediave dhe gazetarëve për të raportuar tema në interes të publikut.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia Grup
Data 10.8.2026
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush Deklarata agresive nga zyrtarët shtetërorë
Shkelësi / i dyshuari Perparim Rama - Kryetar i Komunes se Prishtines
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Kallxo.com dhe Koha.net
Burimi Facebook
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja e fton zotin Rama që të përgjigjet në mënyrë transparente dhe të hapur për çështjet dhe temat që trajtohen nga të gjitha mediat. Sulme të tilla, si ky, minojnë lirinë e medias në vend dhe kanë për synim dekurajimin e punës së gazetarëve për të mbajtur përgjegjës zyrtarët në pozita të larta shtetërore. Ato gjithashtu u ofrojnë platformë publike qindra personave të tjerë për të sulmuar dhe denigruar online gazetarët dhe mediat, prandaj kjo formë e komunikimit duhet të ndalet.
Share this Post: