Sulme dhe kërcënime ndaj gazetarëve Agon Fehmiu dhe Ulpiana Emra, Prizren, 21.05.2025
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim informacionet për sulmet, ofendimet dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj gazetarëve, komentatorëve të basketbollit, Agon Fehmiu dhe Ulpiana Emra.
Redaksia e AsistOnline e ka informuar AGK-në se gjatë serisë finale ndërmjet KB Bashkimi dhe KB Trepça, Fehmiu dhe Emra kanë qenë subjekt i sulmeve. Në Prizren, gjatë hedhjës së gjësendeve në parket me rastin e suspendimit të qendrës Michael Myers, komentatori Agon Fehmiu është goditur në shpine nga një shishe gjysmë e mbushur me ujë.
Më 14 Maj, në finalen e katërt të zhvilluar në Minatori, në Mitrovicë, pas përfundimit të ndeshjes, në momentin kur Ulpiana Emra është ngritur nga pozita e komentatores për të shkuar dhe realizuar intervistat, një shikues është zgjatur nga tribunat dhe e ka goditur pleksiglasin e me këtë rast e ka goditur edhe gazetaren, por ajo nuk ka pësuar lëndime.
Për AGK-në këto sulme janë të papranueshme dhe të patolerueshme. Gazetarët nuk duhet në asnjë mënyrë të pengohen për të kryer punën e tyre, në interes të publikut.
AGK-ja bën thirrje që këto sulme të ndalen, dhe gjithashtu dy ekipet që janë në finale të përkujdesen për ofrimin e kushteve normale të punës për komentatorët.
Gjithashtu, e ftojmë Policinë e Kosovës që të hetojë kërcënimet, dhe që Prokuroria të ndërmarrë masa urgjente për lokalizimin e kërcënuesve.
| Detajet e raportuesit | Sulme dhe kërcënime ndaj gazetarëve Agon Fehmiu dhe Ulpiana Emra, Prizren, 21.05.2025 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim informacionet për sulmet, ofendimet dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj gazetarëve, komentatorëve të basketbollit, Agon Fehmiu dhe Ulpiana Emra. Redaksia e AsistOnline e ka informuar AGK-në se gjatë serisë finale ndërmjet KB Bashkimi dhe KB Trepça, Fehmiu dhe Emra kanë qenë subjekt i sulmeve. Në Prizren, gjatë hedhjës së gjësendeve në parket me rastin e suspendimit të qendrës Michael Myers, komentatori Agon Fehmiu është goditur në shpine nga një shishe gjysmë e mbushur me ujë. Më 14 Maj, në finalen e katërt të zhvilluar në Minatori, në Mitrovicë, pas përfundimit të ndeshjes, në momentin kur Ulpiana Emra është ngritur nga pozita e komentatores për të shkuar dhe realizuar intervistat, një shikues është zgjatur nga tribunat dhe e ka goditur pleksiglasin e me këtë rast e ka goditur edhe gazetaren, por ajo nuk ka pësuar lëndime. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Agon Fehmiu, Ulpiana Emra |
| Gjinia | Grup |
| Data | 21.5.2025 |
| Qyteti | Prizren |
| Lloji i incidentit | Sulme aktuale ndaj gazetarëve |
| Nga Kush | Në gazetarë nga qytetarët |
| Shkelësi / i dyshuari | |
| Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
| Emri i Medias | Art Motion |
| Burimi | Agon Fehmiu, Ulpiana Emra |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Për AGK-në këto sulme janë të papranueshme dhe të patolerueshme. Gazetarët nuk duhet në asnjë mënyrë të pengohen për të kryer punën e tyre, në interes të publikut. AGK-ja bën thirrje që këto sulme të ndalen, dhe gjithashtu dy ekipet që janë në finale të përkujdesen për ofrimin e kushteve normale të punës për komentatorët. Gjithashtu, e ftojmë Policinë e Kosovës që të hetojë kërcënimet, dhe që Prokuroria të ndërmarrë masa urgjente për lokalizimin e kërcënuesve. |

