Rastet

Sulme aktuale ndaj gazetarëve, Blerta Zuka dhe kameramani Enkelej Shaljani, Gjilan, 25.06.2026

Gazetarja Blerta Zuka dhe kameramani Enkelej Shaljani janë sulmuar sot gjatë raportimit të tyre në Gjilan. Incidenti ka ndodhur derisa ekipi i TV Dukagjini po realizonte një kronikë për punimet në sheshin e këtij qyteti. Një punonjës i kompanisë që po kryen punimet e ka shtyrë fizikisht ekipin dhe e ka pamundësuar vazhdimin e punës.

AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm dhe e konsideron atë pengim me forcë të ushtrimit të punës profesionale dhe sulm ndaj lirisë së medias në vend.

AGK-ja e fton Komunën e Gjilanit, e cila është përgjegjëse për punimet, që të distancohet nga ky veprim, si dhe organet e sigurisë e drejtësisë që ta bëjnë punën e tyre në mënyrë të shpejtë dhe efikase për ta mbajtur përgjegjës sulmuesin.

Gazetarët duhet të lihen të lirë për ta kryer punën e tyre në interes të publikut.




Detajet e raportuesit Sulme aktuale ndaj gazetarëve, Blerta Zuka dhe kameramani Enkelej Shaljani, Gjilan, 25.06.2026
Rastet Përshkrimi Gazetarja Blerta Zuka dhe kameramani Enkelej Shaljani janë sulmuar sot gjatë raportimit të tyre në Gjilan. Incidenti ka ndodhur derisa ekipi i TV Dukagjini po realizonte një kronikë për punimet në sheshin e këtij qyteti. Një punonjës i kompanisë që po kryen punimet e ka shtyrë fizikisht ekipin dhe e ka pamundësuar vazhdimin e punës.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Gazetarja Blerta Zuka dhe kameramani Enkelej Shaljani
Gjinia Grup
Data 25.6.2026
Qyteti Gjilan
Lloji i incidentit Sulme aktuale ndaj gazetarëve
Nga Kush Në gazetarë nga qytetarët
Shkelësi / i dyshuari
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias TV Dukagjini
Burimi TV Dukagjini
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm dhe e konsideron atë pengim me forcë të ushtrimit të punës profesionale dhe sulm ndaj lirisë së medias në vend. AGK-ja e fton Komunën e Gjilanit, e cila është përgjegjëse për punimet, që të distancohet nga ky veprim, si dhe organet e sigurisë e drejtësisë që ta bëjnë punën e tyre në mënyrë të shpejtë dhe efikase për ta mbajtur përgjegjës sulmuesin. Gazetarët duhet të lihen të lirë për ta kryer punën e tyre në interes të publikut.
Share this Post: