Sulm ndaj medieve, Prishtinë, 23.07.2024
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shokuar me deklaratat e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për “dorëzimin e lajmit”, në Prokurori për akuzat ndaj dy portaleve kosovare.
Zonja Haxhiu ka thënë pas përfundimit të një interviste në Prokurori se: “Ju e keni parë një lajm në RTK, ku në këtë rast është përmendur Nacionalja dhe Periskopi, u publikua në RTK, unë i kam dhënë informacione edhe Prokurorisë në lidhje me këtë lajm. Kjo është media kredibile. Unë i kam ofruar para prokurorisë ato që i kam parë edhe vetë.” Nëpërmjet kësaj deklarate skandaloze, zonja Haxhiu, ka sulmuar përnjëherë mediat dhe ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë.
AGK-ja, e fton zonjën Haxhiu që të përmbahet nga deklarata të tilla, dhe nga partia e saj të ndalë fushatën e rrezikshme akuzuese kundër gazetarëve.
| Detajet e raportuesit | Sulm ndaj medieve, Prishtinë, 23.07.2024 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shokuar me deklaratat e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për “dorëzimin e lajmit”, në Prokurori për akuzat ndaj dy portaleve kosovare. Zonja Haxhiu ka thënë pas përfundimit të një interviste në Prokurori se: “Ju e keni parë një lajm në RTK, ku në këtë rast është përmendur Nacionalja dhe Periskopi, u publikua në RTK, unë i kam dhënë informacione edhe Prokurorisë në lidhje me këtë lajm. Kjo është media kredibile. Unë i kam ofruar para prokurorisë ato që i kam parë edhe vetë.” Nëpërmjet kësaj deklarate skandaloze, zonja Haxhiu, ka sulmuar përnjëherë mediat dhe ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | |
| Gjinia | Grup |
| Data | 23.7.2024 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale |
| Nga Kush | Deklarata agresive nga zyrtarët shtetërorë |
| Shkelësi / i dyshuari | Albulena Haxhiu - Ministre e Drejtesise |
| Lloji i Medias | Online |
| Emri i Medias | Nacionale, Periskopi |
| Burimi | Konference per Media |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja, e fton zonjën Haxhiu që të përmbahet nga deklarata të tilla, dhe nga partia e saj të ndalë fushatën e rrezikshme akuzuese kundër gazetarëve. |

