Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale RTK, Prishtinë, 05.06.2026
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës qëndron në solidaritet të plotë me gazetarët, kameramanët dhe punonjësit e tjerë të RTK-së, të cilët ende nuk i kanë marrë pagat e muajit paraprak.
Tri sindikatat, Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kanë paralajmëruar protestë për të martën. AGK-ja e përkrah këtë protestë dhe do t’i bashkohet asaj.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar nga gjendja aktuale financiare e RTK-së, e cila i ka lënë sërish pa paga 700 punonjësit e saj.
AGK-ja kërkon nga Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së që të punojnë për të gjetur një zgjidhje urgjente, në mënyrë që pagat të procesohen sa më shpejt.
AGK-ja i kërkon gjithashtu Qeverisë së Kosovës, e cila vazhdon të ndajë buxhet minimal për RTK-në, që të ndihmojë brenda kompetencave të saj për tejkalimin e kësaj situate të rënduar. Në të njëjtën kohë, AGK-ja i kërkon Qeverisë që të ndalojë ndërhyrjet dhe presionin ndaj pavarësisë editoriale të Transmetuesit Publik.
AGK-ja avokon për një ambient dinjitoz pune për punëtorët e RTK-së, një pjesë e të cilëve tash e disa kohë përballen me presione të formave të ndryshme nga menaxhmenti.
| Detajet e raportuesit | Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale RTK, Prishtinë, 05.06.2026 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës qëndron në solidaritet të plotë me gazetarët, kameramanët dhe punonjësit e tjerë të RTK-së, të cilët ende nuk i kanë marrë pagat e muajit paraprak. Tri sindikatat, Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kanë paralajmëruar protestë për të martën. AGK-ja e përkrah këtë protestë dhe do t’i bashkohet asaj. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | |
| Gjinia | Grup |
| Data | |
| Qyteti | |
| Lloji i incidentit | Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale |
| Nga Kush | |
| Shkelësi / i dyshuari | |
| Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
| Emri i Medias | RTK |
| Burimi | |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar nga gjendja aktuale financiare e RTK-së, e cila i ka lënë sërish pa paga 700 punonjësit e saj. AGK-ja kërkon nga Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së që të punojnë për të gjetur një zgjidhje urgjente, në mënyrë që pagat të procesohen sa më shpejt. AGK-ja i kërkon gjithashtu Qeverisë së Kosovës, e cila vazhdon të ndajë buxhet minimal për RTK-në, që të ndihmojë brenda kompetencave të saj për tejkalimin e kësaj situate të rënduar. Në të njëjtën kohë, AGK-ja i kërkon Qeverisë që të ndalojë ndërhyrjet dhe presionin ndaj pavarësisë editoriale të Transmetuesit Publik. AGK-ja avokon për një ambient dinjitoz pune për punëtorët e RTK-së, një pjesë e të cilëve tash e disa kohë përballen me presione të formave të ndryshme nga menaxhmenti. |

