Rastet

Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale, Paparaci, 20.05.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është njoftuar për prerjen e përsëritshme të kabllove të internetit në ndërtesën ku punon redaksia e portalit online “Paparaci”. Një ndërprerje e tillë ka ndodhur edhe sot, për së paku të tretën herë brenda pak kohësh.

Ky akt ka shkaktuar probleme serioze në funksionimin normal dhe të pandëprerë të punës së gazetarëve në këtë media. Redaksia e ka njoftuar Policinë e Kosovës që prej fillimit, dhe vetëm sot ka pasur ekipe hetuese në terren.

AGK-ja shpreh shqetësim për këtë lloj të pengimit të punës së kësaj media dhe gazetarëve të saj dhe e sheh si përpjekje për të minuar raportimin e lirë.

AGK-ja e fton Policinë dhe Prokurorinë që të bëjnë hetime të menjëhereshme për të identifikuar personin apo personat që janë përgjegjës për prerjen e qëllimshme të kabllove.

Këto veprime janë presione shtesë në ambientin tashmë të rënduar të të bërit gazetari. AGK-ja angazhohet që gazetarët dhe mediat të jenë të lira dhe të papenguara për të kryer punën e tyre të rëndësishme për informimin e publikut.




Detajet e raportuesit Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale, Paparaci, 20.05.2026
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është njoftuar për prerjen e përsëritshme të kabllove të internetit në ndërtesën ku punon redaksia e portalit online “Paparaci”. Një ndërprerje e tillë ka ndodhur edhe sot, për së paku të tretën herë brenda pak kohësh. Ky akt ka shkaktuar probleme serioze në funksionimin normal dhe të pandëprerë të punës së gazetarëve në këtë media. Redaksia e ka njoftuar Policinë e Kosovës që prej fillimit, dhe vetëm sot ka pasur ekipe hetuese në terren.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia Grup
Data 20.5.2026
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush Në gazetarë nga qytetarët
Shkelësi / i dyshuari
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Paparaci
Burimi Paparaci
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia? Po
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja shpreh shqetësim për këtë lloj të pengimit të punës së kësaj media dhe gazetarëve të saj dhe e sheh si përpjekje për të minuar raportimin e lirë. AGK-ja e fton Policinë dhe Prokurorinë që të bëjnë hetime të menjëhereshme për të identifikuar personin apo personat që janë përgjegjës për prerjen e qëllimshme të kabllove. Këto veprime janë presione shtesë në ambientin tashmë të rënduar të të bërit gazetari. AGK-ja angazhohet që gazetarët dhe mediat të jenë të lira dhe të papenguara për të kryer punën e tyre të rëndësishme për informimin e publikut.
Share this Post: