Rastet

Sulm ndaj ekipit të RTK-së, Zveçan, 15.06.2023

Në Zveçan sonte u sulmua vetura e ekipit të Transmetuesit Publik, Radio Televizionit të Kosovës - RTK, e përbërë nga gazetarja, Arbresha Berisha, kameramanët Ilir Uka dhe Bardh Bekteshi, si dhe inxhinieri, Mentor Vinarci.

Gjatë raportimit të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve nga kjo komunë, gazetarja Arbresha Berisha, ka njoftuar se disa persona kanë gjuajtur me tulla në drejtim të veturës, si dhe i kanë shpërthyer gomat. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, këto sulme janë të papranueshme dhe shumë shqetësuese, duke qenë se në një interval prej dy javësh sulmet kanë shënuar ngritje të paprecedentë deri tani.

AGK-ja, i fton organet e rendit, vendore dhe ndërkombëtare, që të garantojnë siguri për ekipet e mediave, të cilat po raportojnë mbi tensionet në komunat veriore të vendit.




Detajet e raportuesit Sulm ndaj ekipit të RTK-së, Zveçan, 15.06.2023
Rastet Përshkrimi Në Zveçan sonte u sulmua vetura e ekipit të Transmetuesit Publik, Radio Televizionit të Kosovës - RTK, e përbërë nga gazetarja, Arbresha Berisha, kameramanët Ilir Uka dhe Bardh Bekteshi, si dhe inxhinieri, Mentor Vinarci. Gjatë raportimit të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve nga kjo komunë, gazetarja Arbresha Berisha, ka njoftuar se disa persona kanë gjuajtur me tulla në drejtim të veturës, si dhe i kanë shpërthyer gomat. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Arbresha Berisha, Ilir Uka, Bardh Bekteshi, Mentor Vinarci.
Gjinia Grup
Data 15.6.2023
Qyteti Zveçan
Lloji i incidentit Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush Në gazetarë nga qytetarët
Shkelësi / i dyshuari
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias RTK
Burimi RTK
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, këto sulme janë të papranueshme dhe shumë shqetësuese, duke qenë se në një interval prej dy javësh sulmet kanë shënuar ngritje të paprecedentë deri tani. AGK-ja, i fton organet e rendit, vendore dhe ndërkombëtare, që të garantojnë siguri për ekipet e mediave, të cilat po raportojnë mbi tensionet në komunat veriore të vendit.
Share this Post: