Pengim në kryerjen e detyrës, Prishtinë, 05.04.2022
Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë vendim për të mbyllur punimet e Kuvendit zgjedhor për gazetarë dhe media, kuvend ky që është paraparë të mbahet më 6 prill.
Sipas njoftimit të FFK-së, vetëm një transmetues do të lejohet në atë hapësirë, por asnjë gazetar.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim këtë vendim dhe se vlerëson se arsyetimi i hapësirës është i paqëndrueshëm, pasi që ngjarje të ngjashme janë mbuluar edhe në të kaluarën nga të gjitha mediat e interesuara. Një mbyllje e tillë pamundëson raportimin profesional nga vendi i ngjarjes, për një ngjarje të rëndësishme dhe me interes publik.
AGK-ja kërkon nga FFK-ja të rishqyrtojë vendimin dhe të lejojë gazetarët dhe mediat të kryejnë punën e tyre duke mos u penguar.
Detajet e raportuesit | Pengim në kryerjen e detyrës, Prishtinë, 05.04.2022 |
---|---|
Rastet Përshkrimi | Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë vendim për të mbyllur punimet e Kuvendit zgjedhor për gazetarë dhe media, kuvend ky që është paraparë të mbahet më 6 prill. Sipas njoftimit të FFK-së, vetëm një transmetues do të lejohet në atë hapësirë, por asnjë gazetar. |
Shteti | Kosovë |
Emri dhe Mbiemri | |
Gjinia | Grup |
Data | 5.4.2022 |
Qyteti | Prishtinë |
Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
Nga Kush | Nga personat publik |
Shkelësi / i dyshuari | FFK |
Lloji i Medias | |
Emri i Medias | |
Burimi | FFK |
Prokurori Publik | |
Gjyqësor | |
Statusi gjyqësor | |
Përfundimi ligjor | |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
A është raportuar incidenti tek policia? | |
A është raportuar incidenti në prokurori? | |
Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim këtë vendim dhe se vlerëson se arsyetimi i hapësirës është i paqëndrueshëm, pasi që ngjarje të ngjashme janë mbuluar edhe në të kaluarën nga të gjitha mediat e interesuara. Një mbyllje e tillë pamundëson raportimin profesional nga vendi i ngjarjes, për një ngjarje të rëndësishme dhe me interes publik. AGK-ja kërkon nga FFK-ja të rishqyrtojë vendimin dhe të lejojë gazetarët dhe mediat të kryejnë punën e tyre duke mos u penguar. |