Pengim në kryerjen e detyrës, Mitrovicë e Veriut, 02.10.2024
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagon me shqetësim lidhur me veprimin pengues të shefit të kabinetit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut drejt gazetares së Kallxo.com Florinda Kelmendi dhe gazetares së Telegrafit, Blinera Mehmeti.
Gazetarët gëzojnë të drejtë për të ushtruar detyrën e tyre të papenguar dhe çfarëdo përpjekje që cenon një të drejtë të tillë është e papranueshme, përkeqëson ambientin e të bërit gazetari dhe pengon informimin e drejtë dhe pasqyrimin objektiv të ngjarjes.
“Derisa unë po xhiroja arrestimin e Aleksandar Arsenijeviq, shefi i kabinetit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Visar Syla ka vendosur dorën në kamerën e telefonit tim dhe më ka thënë ‘mos xhironi!’. Unë i kam thanë që detyrë e kemi. Njëjtë ka penguar edhe punën e koleges gazetare nga Telegrafi.com” , është shprehur gazetarja e Kallxo.com lidhur me ngjarjen.
"Nuk na ka lon me xhiru, i kemi thonë është detyra jone prape insistojke me ndal xhirimin", ka thënë gazetarja e Telegrafit.
AGK bën thirrje që zyrtarët shtetëror të shmangin veprime të tilla që cenojnë punën e gazetarëve dhe rikujton gjendjen e rënduar të lirisë së medias në vend, që evidentohet edhe në raporte të matësve kredibil ndërkombëtar sikurse Reporterët pa Kufij, ku Kosova ka shënuar rënie prej 19 vendesh.
Detajet e raportuesit | Pengim në kryerjen e detyrës, Mitrovicë e Veriut, 02.10.2024 |
---|---|
Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagon me shqetësim lidhur me veprimin pengues të shefit të kabinetit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut drejt gazetares së Kallxo.com Florinda Kelmendi dhe gazetares së Telegrafit, Blinera Mehmeti. Gazetarët gëzojnë të drejtë për të ushtruar detyrën e tyre të papenguar dhe çfarëdo përpjekje që cenon një të drejtë të tillë është e papranueshme, përkeqëson ambientin e të bërit gazetari dhe pengon informimin e drejtë dhe pasqyrimin objektiv të ngjarjes. “Derisa unë po xhiroja arrestimin e Aleksandar Arsenijeviq, shefi i kabinetit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Visar Syla ka vendosur dorën në kamerën e telefonit tim dhe më ka thënë ‘mos xhironi!’. Unë i kam thanë që detyrë e kemi. Njëjtë ka penguar edhe punën e koleges gazetare nga Telegrafi.com” , është shprehur gazetarja e Kallxo.com lidhur me ngjarjen. "Nuk na ka lon me xhiru, i kemi thonë është detyra jone prape insistojke me ndal xhirimin", ka thënë gazetarja e Telegrafit. |
Shteti | Kosovë |
Emri dhe Mbiemri | Florinda Kelmendi dhe Blinera Mehmeti |
Gjinia | Grup |
Data | 2.10.2024 |
Qyteti | Mitrovica Veriore |
Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
Nga Kush | Nga zyrtarët publik |
Shkelësi / i dyshuari | Visar Syla |
Lloji i Medias | Online |
Emri i Medias | Kallxo dhe Telegrafi |
Burimi | Kallxo dhe Telegrafi |
Prokurori Publik | |
Gjyqësor | |
Statusi gjyqësor | |
Përfundimi ligjor | |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
A është raportuar incidenti tek policia? | |
A është raportuar incidenti në prokurori? | |
Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK bën thirrje që zyrtarët shtetëror të shmangin veprime të tilla që cenojnë punën e gazetarëve dhe rikujton gjendjen e rënduar të lirisë së medias në vend, që evidentohet edhe në raporte të matësve kredibil ndërkombëtar sikurse Reporterët pa Kufij, ku Kosova ka shënuar rënie prej 19 vendesh. |