Pengim dhe sulm ndaj gazetares Rinë Haziri, Shtërpcë, 16.12.2023
Gazetarja e Lajmi.net, Rinë Haziri, është sulmuar e penguar gjatë ditës së sotme nga një qytetar teksa po raportonte nga Brezovica.
Në pamjet e publikuara nga media ku edhe punon Haziri, shihet dhe dëgjohet një person teksa i thotë të mos incizojë.
Më tej bëhet e ditur se i njëjti person ka dalë nga vetura dhe me dhunë ia ka kapur telefonin nga dora, duke vazhduar ta kërcënojë edhe me fjalë të tjera.
Redaksia e Lajmi.net, kanë bërë të ditur se rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me pengimin dhe sulmin ndaj gazetares, Rinë Haziri, dhe i bënë thirrje Policisë së Kosovës që rastin ta trajtojë me prioritet në mënyrë që personi të mbahet përgjegjës për veprimet.
Detajet e raportuesit | Pengim dhe sulm ndaj gazetares Rinë Haziri, Shtërpcë, 16.12.2023 |
---|---|
Rastet Përshkrimi | Gazetarja e Lajmi.net, Rinë Haziri, është sulmuar e penguar gjatë ditës së sotme nga një qytetar teksa po raportonte nga Brezovica. Në pamjet e publikuara nga media ku edhe punon Haziri, shihet dhe dëgjohet një person teksa i thotë të mos incizojë. Më tej bëhet e ditur se i njëjti person ka dalë nga vetura dhe me dhunë ia ka kapur telefonin nga dora, duke vazhduar ta kërcënojë edhe me fjalë të tjera. Redaksia e Lajmi.net, kanë bërë të ditur se rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës. |
Shteti | Kosovë |
Emri dhe Mbiemri | Rinë Haziri |
Gjinia | Femër |
Data | 16.12.2023 |
Qyteti | Shtërpcë |
Lloji i incidentit | Sulme aktuale ndaj gazetarëve |
Nga Kush | Në gazetarë nga qytetarët |
Shkelësi / i dyshuari | |
Lloji i Medias | Online |
Emri i Medias | Lajmi.net |
Burimi | Lajmi.net |
Prokurori Publik | |
Gjyqësor | |
Statusi gjyqësor | |
Përfundimi ligjor | |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
A është raportuar incidenti tek policia? | Po |
A është raportuar incidenti në prokurori? | |
Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me pengimin dhe sulmin ndaj gazetares, Rinë Haziri, dhe i bënë thirrje Policisë së Kosovës që rastin ta trajtojë me prioritet në mënyrë që personi të mbahet përgjegjës për veprimet. |