Ekipi i përbërë nga Agon Bejtullahu dhe Altiana Zogaj, të cilët kanë raportuar në zonën e Mitrovicës dhe komunave veriore janë përballur me rezistencë nga një zyrtar i qendrës për votim me kusht në Mitrovicë, saktësisht tek gjimnazi "Frang Bardhi". Rasti tjetër ishte tek selia e Vetëvendosjes në Mitrovicë aty ekipi është përballur me fyerje, sharje e ofendime të lloj-llojshme si: Klan Serbia, punëtorë të Serbisë, a po iu paguan Vuçiqi dhe duke eskaluar edhe në aspekte…
Read MoreGjatë raportimit në ditën e zgjedhjeve, gazetaret e Klan Kosovës janë penguar në kryerjen e detyrës. Në dy rastet gazetaret Qëndresa Tërshani dhe Sala Gashi janë fyer, sharë e ofenduar. Rasti i parë gazetarja është penguar në qendër të votimit me kusht në Dragash. Ajo është përballur me ofendime diskriminuese në baza gjinore me fjalët si: çika e Serbisë, k**va, ju jeni të shitura. Rasti i dytë është raportimi gjate festës së Vetëvendosjes në Prizren, i cili po ashtu ka qëne…
Read MoreEkipi i Klan Kosovës i përberë nga Qëndresa Bellagoshi, Gentiana Gashi e Labeat Krasniqi, gjate ditës janë përballur në disa vend-votime me fjale fyese drejtuar kryesisht kundër televizionit, nga qytetarë/votues. Pas mbylljes se vendvotimeve, kur ekipi i përberë nga këta tre punonjës shkon ne afërsi të zyrave të “Vetëvendosjes” në Peje, fyhet nga brohoritjet e një turme qe po festonte para zyrës, kryesisht me "Klan Serbia". Gjate kohës kur po xhirohej, një i ri afrohet dhe e…
Read MoreGjatë ditës së zgjedhjeve në Istog ekipi i Klan Kosova i përbërë nga Amantina Hasani, Endrita Bajrami, Arben Restelica dhe Gazmend Salihu, janë përballur me sharje e fyerje drejtuar televizionit nga njerëzit në rrugë por edhe brenda qendrave të votimeve. “Klan Serbia”, ikni prej këtu, shkoni në Serbi etj. Në kohën kur po dilnin rezultatet, tek selia e LVV-së gazetarja Amantina Hasani është sharë e ofenduese në bazë gjinore dhe morale nga militantë. Ekipi u pengua me sharje e…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim dhe e dënon sulmin ndaj TV Syri Vision në Gjakovë, ku pak minuta pas mesnatës, një person ka hyrë me një mjet të rëndë në objektin e televizionit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në hapësirat e redaksisë dhe objektet përreth. AGK e konsideron këtë një kërcënim ndaj sigurisë së mediave dhe lirisë së shprehjes, veçanërisht në një ditë të rëndësishme për procesin demokratik në vend. Sulmet ndaj mediave janë të…
Read MoreNë vazhdimësi të 4 viteve të qeverisjes, partia politike Vetëvendosje dhe lideri i saj, kryeministri Albin Kurti, kanë intensifikuar sulmet e papranueshme ndaj mediave dhe gazetarëve gjatë gjithë muajit të fushatës elektorale, për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit. Në një intervistë për një televizion lokal, kryeministri Kurti ka thënë se “portalet janë pjesë e Trekëndëshit të Bermudës që duan ta fundosin Kosovën”. Pothuajse në të gjitha tubimet zgjedhore në qytete të…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, dënon aktin e vandalizmit të zyrave të redaksisë së portalit Veriu.info, ku persona të panjohur kanë thyer xhamat e objektit. Ky sulm i cili ndodhi në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, është një tjetër tentativë për të frikësuar dhe penguar punën e gazetarëve në Kosovë. AGK-ja e ka kontaktuar drejtorin e këtij mediumi, Gazmend Morina, për të shprehur mbështetjen e saj dhe kërkon nga Policia e Kosovës që të trajtojë me urgjencë…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar për pengimin që i është bërë në kryerjen e punës një ekipi të gazetës Nacionale, gjatë një tubimi zgjedhor të partisë politike, Vetëvendosje në qytetin e Malishevës. Disa pjesëmarrës dhe zyrtarë të Vetëvendosjes u kanë paraqitur pengesa gazetares Besarta Hoti dhe kameramanit Kushtrim Zenuni, mes tjerash duke iu drejtuar me fjalinë: “Jeni më keq se Serbia!” Gjithashtu, një përkrahës i Vetëvendosjes me emrin Filiz Mustafa, e…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, dënon serinë e sulmeve online që kanë ndodhur kundër gazetarëve të medies “Betimi për Drejtësi”, Betim Musliu dhe Diellza Luzha. Që të dy tashmë kanë ushtruar kallëzim penal ndaj 3 faqeve online në rrjete sociale për shkak të sulmeve dhe ngacmimeve të vazhdueshme. Sipas ekipit të “Betimit për Drejtësi”, sulmet denigruese dhe shpifëse kanë ardhur pas publikimit të hulumtimit “Ikja e mjekëve nga orari i punës prej spitaleve publike”.
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, shpreh shqetësim për suspendimin e llogarisë në Facebook të gazetarit Vehbi Kajtazi. Sipas gazetarit dhe themeluesit të portalit “Paparaci”, ky suspendim vjen si pasojë e raportimeve të vazhdueshme të bëra ndaj postimeve të tij që lidhen me zgjedhjet e 9 shkurtit, si dhe veprimeve të shumta nga llogari të automatizuara (bots) që e kanë ngacmuar dhe shqetësuar në platformën e tij para dhe gjatë fushatës zgjedhore. AGK-ja rikujton…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, është njoftuar nga gazetari dhe udhëheqësi i portalit “Mitropol” nga Mitrovica, Urall Boshnjaku, për hakimin e llogarisë së tij personale në rrjetin social Telegram. AGK-ja shpreh shqetësimin e saj për këtë rast, marrë parasysh se kjo llogari ka shërbyer për kryerjen e detyrave profesionale të portalit. AGK-ja i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Njësitit për Krime Kibernetike që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të…
Read MoreAGK-ja dënon targetimin e vazhdueshëm që zyrtarët e Vetëvendosjes bëjnë ndaj gazetarëve dhe mediave, duke përfshirë postimin e sotëm të zëdhënësit Arlind Manxhuka, i cili, mes tjerash, cilëson mediat edhe si “institucione paralele”. Kjo gjuhë e rrezikshme është e papranueshme dhe vështirëson klimën për ushtrimin e gazetarisë në Kosovë.
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është i shqetësuar me zhvillimet që lidhen me nisjen e fushatës për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit. Paralajmërimi për bojkotin e disa prej televizioneve kryesore në vend, si Klan Kosova, TV Dukagjini dhe T7, nga ana e partisë në pushtet, Vetëvendosje, është një zhvillim që shkon kundër transparencës dhe përpjekjeve për të minuar rolin e gazetarëve dhe mediave për të mbajtur përgjegjëse partinë që ka udhëhequr Kosovën për 4 vjet…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me kërcënimin me vrasje që gazetari dhe drejtuesi i portalit “Periskopi”, Ilir Mirena ka marrë sot. Mirena e ka postuar në Facebook një koment në të cilin një person i shkruan: “Ky veq plumin e ka hak e meriton”.
Read MoreKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shfrytëzuar mbledhjen e partisë së tij, Vetëvendosje, ku është nominuar për kryeministër, që të shënojë një tjetër sulm të papranueshëm kundër medieve. Në fjalimin e tij, mes tjerash, Kurti ka thënë se “mediat për çdo sulm e agresion të Serbisë ndaj shtetit tonë, fajtorin çdoherë e gjetën tek qeveria jonë, por asnjëherë tek Serbia, nuk meritojnë vëmendjen tuaj”.
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin që kryeshefi ekzekutiv i “Ibër Lepencit”, Faruk Mujka ka bërë kundër gazetares, Mimoza Koprani Muçaj, autore e emisionit Konfront në KTV. Duke reaguar për pyejtet e gazetares në intervistë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Mujka mes tjerash e ka quajtur zhvillimin e pyetjeve si diçka “skajshmërisht e poshtër dhe keqpërdorim ekstrem i mediumit publik me qëllim të përhapjes së gënjeshtrave dhe denigrimin e personave…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me kërcënimin me vrasje që është bërë ndaj gazetarit dhe themeluesit të “Nacionales”, Berat Buzhala. Ai ka publikuar një mesazh që i ka ardhur në Facebook, nga një qytetar i cili ka shkruar “Besen e Shqiptarit po ta jap se pat vra ty e do si ti se lo dije ditet e numrume i ki, jo vec pi meje po ke T’fala prej Popullit Kosovar”.
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, ka pranuar me shqetësim informacionin për padinë që reperi Trim Ademi, i njohur si Capital T, ka ushtruar ndaj gazetarit Robert Bojaj. Reperi pretendon që një pyetje e bërë nga Bojaj ndaj një të ftuari në një emision argëtues ka dëmtuar reputacionin e Ademit. AGK konsideron që kjo padi është Padi Strategjike kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP) dhe është përpjekje për të heshtur dhe frikësuar gazetarin. Personat me ndikim shoqëror…
Read MoreNjë ekip i televizionit Kanal10, i përbërë nga gazetari Naim Kryeziu dhe kameramani Fatos Rakovica, janë penguar në kryerjen e detyrës së raportimit nga drejtori i Shkollës “Bajram Curri” në Fushë Kosovë, Fidan Hasani. Gazetari Kryeziu dhe kameramani Rakovica, u penguan fizikisht dhe verbalisht nga drejtori i shkollës, gjatë tentimit për të raportuar lidhur me mungesën e ngrohjes në këtë institucion arsimor.
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, dënon ashpër gjuhën seksiste dhe pengimin në detyrë, me të cilin është përballur gazetarja Qliresa Hasani e televizionit lokal TV Festina në Ferizaj, nga zyrtarët e KEDS-it gjatë mbulimit të protestës së banorëve përpara selisë së kësaj korporate. Ky incident përbën ndërhyrje të rëndë në punën e gazetares dhe është një sulm me ngjyrime diskriminuese në baza gjinore direkt mbi dinjitetin e saj si profesional, ashtu edhe atë personal.
Read More
