Rastet

Raste të gjetura 394

Kërcënim ndaj portalit Insajderi, Prishtinë,06.05.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar me kërcënimin që ka marrë fizikisht redaksia e portalit. Insajderi. Sipas raportimit të këtij portali, një person, A.I ka shkuar në zyret e meduimit në Prishtinë dhe i ka kërcënuar duke kërkuar fshirjen e një videoje për një pjesëmarrës kosovar në luftën e Irakut. “Blerim Heta është gjallë, fshini atë video nëse jo, nuk ju bjen mirë. Keni selam prej Blerim Hetës.”, raportohet t’u ketë thënë gazetarëve.

Read More

Sulme aktuale ndaj gazetarit Adriatik Kelmendi, Prishtinë, 05.05.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është i shqetësuar me vazhdimin e retorikës së papranueshme nxitëse kundër gazetarëve nga ana e Vetëvendosjes. AGK-ja dënon fuqishëm sulmin personal dhe familjar, që zyrtarja e kësaj partie politike, Dejona Mihali ka bërë kundër gazetarit, dhe autorit të emisionit ‘Rubikon’, Adriatik Kelmendi. Mihali, sikurse zyrtarë të tjerë të VV-së në këtë mënyrë kanë vazhduar me sulme të rënda ndaj gazetarëve dhe medieve, menjëherë pas publikimit të…

Read More

Kampanjë denigruese ndaj AGK-së dhe kryetarit Rexha, Prishtinë, 02.05.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësimin e thellë për fushatën denigruese dhe sulmet e koordinuara ndaj organizatës, dhe kryetarit të Bordit, Xhemajl Rexha. Në vend të reflektimit të domosdoshëm pas rënies dramatike të Kosovës për 24 vende në Indeksin Global të Lirisë së Shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij (RSF), duke e renditur vendin tonë më keq se të gjitha vendet e rajonit dhe krahas shteteve me histori të rënduar të censurës dhe dhunës ndaj…

Read More

Pengim ndaj gazetarit, Genc Godanci, Prishtinë, 02.05.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), dënon fuqishëm pengimin që mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti, i ka bërë sot gazetarit të T7, Genc Godanci derisa ai ka provuar t’i bëjë pyetje për Indeksin e Lirisë së Medias të Reporterëve pa Kufij. Një nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt shihet dy herë duke ia kapur fizikisht dorën gazetarit, dhe një tjetër paraqet pengesën e dytë në përpjekjen për të marrë përgjigje. Kjo nuk është hera e parë që gazetarët pengohen me dhunë…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Naim Kryeziu dhe Fatos Rakovica, Prishtinë,28.04.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar për padinë që gazetari Naim Kryeziu dhe operatori i kamerës Fatos Rakovica kanë ngritur kundër ish-vendit të tyre të punës, Kanal 10 (Java Multimedia Production). Të dy kanë deklaruar në një reagim se “janë larguar në mënyrë arbitrare nga puna, nuk u janë ekzekutuar dy pagat e fundit dhe nuk u janë paguar kontributet pensionale” gjatë kohës së punës në këtë media. AGK-ja përkrah betejën e tyre ligjore dhe e konsideron…

Read More

Kërcënime kundër mediave dhe organizatave mediale, Klan Kosova, Prishtinë, 21.04.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar me fushatën sistematike të partisë së parë në Kuvend, Vetëvendosje kundër televizionit privat nacional, Klan Kosova. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Alim Rama në një postim, këtë të hënë, ka bërë thirrje tek anëtarët e VV-së për bojkotimin e këtij televizioni. Një veprim i tillë linçues është i papranueshëm. Targetimi publik i televizionit, dhe rrjedhimisht gazetarëve, kameramanëve dhe…

Read More

Pengim ndaj gazetarit Shqipron Xhema, Prishtinë, 15.4.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës-AGK, ka pranuar me shqetësim, dhe e dënon veprimin pengues të deputetit të Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ndaj gazetarit të KALLXO. com, Shqipron Xhema, gjatë kryerjes së detyrave të tij profesionale sot gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Sipas raportimeve, gazetari Xhema, gjatë përpjekjes për të marrë një deklaratë nga deputeti Damka lidhur me disa biseda që janë publikuar në media, është…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Prishtinë, 07.04.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) mirëpret organizimin dhe reagimin e gazetarëve të mediave të Kosovës për të kërkuar transparencë nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE). Javën e kaluar, ZRRE-ja kishte ftuar vetëm gazetarët në një “takim konsultues”, pa praninë e kamerave dhe të mediave, për të diskutuar rreth rritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike. Sot, gazetarët kanë refuzuar të marrin pjesë në takim pa praninë e kamerave. AGK-ja e përshëndet…

Read More

Kërcënim ndaj Radio Gorazhdeci, Pejë, 28.3.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, ka pranuar me shqetësim fushatën denigruese të drejtuar kundër radios në gjuhën serbe Radio Gorazhdeci (Goraždevac), me seli në komunën e Pejës. Sipas raportimeve, një portal me emrin SrpskiGlas.rs ka publikuar një artikull në të cilin bëhet thirrje për bojkotimin e këtij mediumi, me arsyetimin se “janë në shërbim të Kosovës së pavarur”. Kryeredaktori i Radio Gorazhdeci, Darko Dimitrijeviq (Darko Dimitrijević), ka deklaruar se…

Read More

Presion dhe kërcënim ndaj gazetares Dragana Vukosavleviq, Mitrovicë e Veriut, 18.3.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se gazetarja e portalit Kossev nga Mitrovica Veriore, Dragana Vukosavleviq (Dragana Vukosavljević) është kërcënuar nga një zyrtare e komunës së Mitrovicës Veriore, dhe ndaj saj është ushtruar presion. Vukosavljević kishte raportuar për mos-regjistrimin e të sapolindurve në këtë komunë, duke përdorur përgjigjet e zyrtares së regjistrit civil, F.Stavileci, pas një sërë përpjekjesh për të marrë informacion zyrtar për temën.

Read More

Gjuhë seksiste ndaj gazetares Meridiana Statovci, Prishtinë, 12.3.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, e dënon në termat më të ashpër gjuhën seksiste, të papranueshme dhe të ulët të Visar Gecit kundër gazetares së KOHA-s, Meridiana Statovci. Geci shërben si këshilltar i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe ka sulmuar gazetaren Statovci me gjuhë denigruese për shkak të raportimeve rreth punimeve në rrugën “George W. Bush” në kryeqytet. AGK-ja kërkon nga kryetari Rama që të distancohet qartë dhe ta dënojë këtë gjuhë, e cila vjen…

Read More

Masa dënimi ndaj redaktorëve të RTK, Prishtinë, 12.3.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, shpreh shqetësimin e madh pas konfirmimit të dënimit të tre redaktorëve të Transmetuesit Publik, RTK, nga ana e Drejtorit të Televizionit, Rilind Gërvalla. Jehona Zhitia, Valon Bajrami dhe Arton Mulliqi janë dënuar për shkak të mos-transmetimit në edicionin e vonë të lajmeve të një kronike për Qeverinë dhe Kryeministrin Kurti. Një nga redaktorët ka pohuar se kjo kronikë e caktuar “nuk i ka plotësuar standardet profesionale”, dhe si…

Read More

Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 12.3.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon fuqishëm fyerjet dhe kërcënimet e përsëritura të anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ndaj mediave, përfshirë një deklaratë skandaloze të bërë këtë të mërkurë. Gjatë një pyetje drejtuar atij nga gazetarja e Gazeta Nacionale, Besarta Hoti, Kurteshi është përgjigjur me fjalët: "Ju jeni media kriminale, të vrasësve me pagesë.” AGK-ja e konsideron këtë deklaratë si të papërgjegjshme, të papranueshme…

Read More

Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale, Gjilan, 4.3.2025

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vazhduar edhe këtë të martë sulmet ndaj mediave. "Gjykimi im është se Prokuroria është më e interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi," ka deklaruar Kurti në Gjilan. Këtë deklaratë e ka bërë kur është pyetur nga gazetarët për mosparaqitjen e tij si dëshmitar në rastin e Rezervave Shtetërore, intervistë e caktuar për orën 10:00. AGK-ja e dënon këtë gjuhë të…

Read More

Kërcënim ndaj ekipit të T7, Pejë, 19.2.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, ka pranuar me shqetësim pengimin e ekipit të Televizionit T7 nga menaxheri i Qendrës së Numërimit në Pejë, Abdurrahim Haxhisefa. Sipas informatave, gazetarja Arianitë Zhegrova dhe kameramani Gjens Karaqi janë ndaluar dhe penguar në kryerjen e detyrës së tyre, madje janë kërcënuar edhe me thyerjen e kamerës. Ky akt është një sulm i papranueshëm ndaj lirisë së medias dhe punës së gazetarëve, të cilët kanë për detyrë të informojnë…

Read More

Pengim në kryerjen e detyrës, Prizren dhe Dragash, 9.2.2025

Gjatë të dielës së 9 shkurtit, ekipi i Klan Kosovës, i përbërë nga Qendresa Tershani, Sala Gashi e kameramani Rron Salihu, janë përballur, qysh në orët e para të punës në terren me provokime të vazhdueshme dhe fjalë fyese nga militantët e partisë Vetëvendosje. Në lidhjen e parë direkte të Tershanit në qendrën më të madhe të votimit në Prizren, duke dashur ta marrë në prononcim një votuese, kjo e fundit thotë: “E bojkotojmë Klan Serbinë.” Në po të njëjtin qytet e qendër, një…

Read More

Pengim në kryerjen e detyrës, Ferizaj, 9.2.2025

Te dielën në Ferizaj, pas orës 22:00, gazetaret Saranda Aliu dhe Gremisa Latifi u penguan për ta kryer punën e tyre nga aktiviste të LVV-së. Të njëjtat provuan të shkojnë te selia e këtij subjekti politik, mirëpo atyre u beri rezistence njeri nga anëtaret, duke ju thënë: “S’keni vend këtu, duke ua mbyllur edhe derën e zyrës. I njëjti doli jashtë edhe u beri me dije të tjerëve që po festonin se kush jemi ne. “O njerez kete janë t’Klanit” e si pasojë ata u vërsulen me britma…

Read More

Pengim në kryerjen e detyrës, Gjakovë, 9.2.2025

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, ekipi i Klan Kosovës i përbërë nga gazetaret Agan Hajdarhoxha, Nita Ilazi dhe kameramani Florian Syla, kanë shkuar për t’i pasqyruar festimet e simpatizantëve të “Vetëvendosjes” ata janë penguar, fillimisht me flamuj e pastaj me ndezje të fishekzjarrëve, dhe brohoritjet KlanSerbia të bashkangjitura me sharje ndaj nënës dhe motrave duke e hedhur një mjetë piroteknike në drejtim të ekipit.

Read More

Pengim në kryerjen e detyrës, Vushtrri, 9.2.2025

Gjatë ditës së djeshme, ekipi i Klan Kosovës i përbërë nga Gresa Nitaj, Blerina Doshlaku si dhe kameramani, Mirand Karamani, janë penguar verbalisht në raportimin e tyre tek selia e LVV-së në Vushtrri. Fillimisht me ofendime e me thirrje kryesisht “Klan Serbia”, por më pas militantët janë afruar tek kamera e televizionit, duke share televizionin dhe duke kërkuar që të largohemi nga aty. Presioni ka qene me fjale, por edhe me vetura te cilat afroheshin deri afër paraqiste…

Read More

Pengim në kryerjen e detyrës, Gjilan, 9.2.2025

Ekipi i përbërë nga gazetarët Flamur Gajtani e Herolind Ademi dhe kameramani Bardh Stublla, gjatë ditës së votimit 09.02.2025, kanë mbuluar rajonin e Gjilanit. Edhe kur janë mbyllur qendrat e votimit, ekipi ka dalë në sheshin e Gjilanit për të përcjellë tubimin të thirrur nga kryetari Alban Hyseni për të festuar fitoren. Kur i njëjti ka përfunduar fjalën, simpatizantët e VV-së kanë nisur fyerjet ndaj ekipit duke iu afruar e bërtitur si: "s'keni vend ketu", "poshtë Klan…

Read More