Policia e Kosovës ka arrestuar të premten Hysni Menxhiqin, 61 vjeçar nga Mitrovica Veriore, pas disa ditësh kërkimi, për shkak të një kërcënimi të rëndë me vrasje ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, themelues i portalit “Paparaci”. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. “Vehbi tkanxan ne tuli far pozicioni ne prishtin tkam lirue patu qkye ftyra epatu qkye barku ap pate hi thesi ne krye trathtar sherbys i serrbis”, thuhej në mesazhin që Menxhiqi ia ka shkruar…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon fuqishëm dhe shpreh keqardhje që kryeparlamentari Dimal Basha e ka nisur postin e tij të ri e shumë të rëndësishëm duke sulmuar mediat. Në një konferencë për shtyp, Basha ka deklaruar: “Prej 6 vitesh, portalet dhe të ashtuquajtur gazetarë nuk kanë ndaluar së më ofenduari në mënyrat më të ulëta, duke përdorur edhe burime nga gazeta të Beogradit. Mos harroni se keni të njëjtat burime që kanë lobuar për ndarjen e Kosovës dhe për…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e ka pranuar me shqetësim njoftimin e 6 gazetarëve të RTK-së për largimin e tyre nga ekrani dhe emisionet që i drejtonin ata në Televizionin Publik. Blerta Foniqi Kabashi, Meneta Zekaj Nushi, Arton Mulliqi, Edona Musa-Mustafa, Jehona Zhitia dhe Valon Bajrami kanë njoftuar se menaxhmenti, pa paralajmërim, të premten e kaluar, i ka njoftuar se janë përjashtuar nga moderimi i magazinave informative të orës 17:00 dhe të orës 23:00.
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon ashpër sjelljen dhe qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj gazetares së televizionit, Klan Kosova, Arbëreshë Uka, gjatë një deklarimi publik. Gazetarja Uka e ka pyetur Kurtin për mungesën e barnave në QKUK, teksa ai i është përgjigur me ton arrogant, duke i thënë “lej ti albuminat. Thuj pronarit tuaj, televizionit tuaj le t’ia kthejnë 62 milionë Telekomit”. Kjo është një qasje e papranueshme e Kurtit ndaj medieve…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e cilëson të papranueshme sjelljen dhe gjuhën e përdorur nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama (LDK), në drejtim të gazetares së Reporterit, Leonora Kolukaj. Gazetarja ka provuar t’i bëjë pyetje zotit Rama para një konference shtypi, dhe ka hasur në sjellje të papërshtatshme të tij dhe stafit. Rama dëgjohet duke e quajtur “loçkë”, gazetaren, një gjuhë e përsëritur e tij me tone seksiste ndaj gazetareve gra. Ndërkohë, gjithashtu…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shokuar me sulmin e paprecedent, personal dhe shumë të rrezikshëm të deputetes së partisë politike, Vetëvendosje, Fitore Pacolli kundër gazetares së RTK-së, Blerta Foniqi – Kabashi. Deputetja Pacolli e ka shënjestruar gazetaren e Transmetuesit Publik, RTK disa orë pas një interviste të përbashkët në emisionin “Info Plus”, ku ajo u pyet për të gjitha zhvillimet aktuale, duke përfshirë raportimet për përfitimet e mundshme të…
Read MoreDeputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Nezir Kraki ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe paralajmëruese kundër gazetarit të Nacionales, Xhezair Dashi. Gazetari i ka dërguar pyetje për doktoraturën e tij në Francë, kurse deputeti e ka paralajmëruar se kësaj pyetjeje “mund t’ia shohë sherrin”. Në mesazhin zanor, Kraki dëgjohet t’i ketë thënë Dashit se “njerëzit nuk harrojnë, as nuk falin”. Mesazhi i plotë: “Nuk e keni idenë qysh funksionon Franca, as s’keni lidhje me këtë punë dhe…
Read MoreGazetari i Radio Gorazhdec (Gorazdevac), Damjan Portiq (Portić) ka informuar për pengesën në punë që i është bërë gjatë të martës, derisa po raportonte nga fshirja e disa grafiteve në këtë fshat të komunës së Pejës. Portiqit i është kërkuar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës që të mos filmonte procesin e fshirjes së këtyre grafiteve, duke i kërkuar të largohet, edhe pse ai ishte identifikuar si gazetar. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e cilëson këtë sjellje të…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me një video-montazhë ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, gjatë një paraqitjeje televizive. Sipas materalit të publikuar nga Mehmetaj, një citat, i lexuar nga një postim i një personi të tretë në Facebook, i mveshet si deklaratë atij. Videoja është montuar në atë formë që të duket se Mehmetaj shanë votuesit e Vetëvendosjes. Kjo video e fabrikuar është shpërndarë në dhjetëra faqe që e përkrahin këtë parti politike…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga portali "Peja në Fokus" se ndaj gazetarit të saj, Valdrin Daci është përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese nga Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Pejës, Tahir Shala, gjatë një aktiviteti zyrtar gjatë ditës së sotme. Sipas Dacit, i cili ishte i vetmi përfaqësues i mediave në këtë aktivitet, është ballafaquar me kërcënime verbale dhe gjuhë ofenduese nga zyrtari komunal, në një ambient publik dhe në prani të shumë…
Read MoreAsociaiconi i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me një seri sulmesh që kanë ndodhur këto ditë ndaj mediumit online, të specializuar për ekonomi “Buletini Ekonomik”. Ky medium e ka njoftuar AGK-në se sulmet e vazhdueshme gjatë javës së kaluar kanë pamundësuar funksionimin normal të tij. AGK-ja i dënon ashpër këto sulme të koordinuara, që vijnë në kohën kur gazetarët e këtij mediumi kanë publikuar një seri shkrimesh që lidhen me sektorin e energjisë në…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK) dënojnë përdorimin e gjuhës së papërshtatshme e me tone seksiste nga ana e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama (LDK), ndaj gazetares së emisionit “Piranjat”, Edona Gashi. Përdorimi i termave si “loçkë”, “zemër” dhe të ngjashme në komunikim me një gazetare është jo vetëm joprofesional, por ka për qëllim që ta minimizojë seriozitetin e temës që ajo po trajtonte dhe për të ulur…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim informacionet për sulmet, ofendimet dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj gazetarëve, komentatorëve të basketbollit, Agon Fehmiu dhe Ulpiana Emra. Redaksia e AsistOnline e ka informuar AGK-në se gjatë serisë finale ndërmjet KB Bashkimi dhe KB Trepça, Fehmiu dhe Emra kanë qenë subjekt i sulmeve. Në Prizren, gjatë hedhjës së gjësendeve në parket me rastin e suspendimit të qendrës Michael Myers, komentatori Agon Fehmiu…
Read MoreDeputetja, Donika Gërvalla Schwarz ka sulmuar gazetarët dhe mediat, në së paku dy postime në Facebook, teksa ka mbrojtur deputetin tjetër, Faton Peci. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme ka shkruar, “Ju, që veç gazetarë nuk jeni, vazhdoni me gënjeshtra e sajime”, dhe gjithashtu “E hajt mos i quaj këta, që veç gazetarë nuk janë, mercenarë të gënjeshtrës dhe mashtrimit”. AGK-ja e dënon këtë gjuhë të papranueshme të zyrtares së lartë të partisë politke që ka udhëhequr më…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpeh zhgënjim të thellë me qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, një javë pas publikimit të raportit për Kosovën të "Reporterëve pa Kufij". Në një fjalim gjatë një tubimi të partisë së tij, Kurti ka dështuar të adresojë gjetjet e raportit, duke fajësuar mediat dhe gazetarët për renditjen në vendin 99. Kurti ka ofruar “trajnime dhe kurse nga Qeveria për gazetarë dhe media”, që është një përpjekje serioze e e papranueshme për…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është i shqetësuar me vazhdimin e retorikës nxitëse kundër mediave nga ana e partisë politike, Vetëvendosje. AGK-ja dënon fuqishëm gjuhën e deputetit Salih Zyba, i cili në faqen e tij në Facebook, ka shpërndarë një artikull të Radios Evropa e Lirë, i botuar në tërësi si i tillë nga Gazeta Express. Artikulli fliste për festimet në Moskë të fitores kundër nazizmit, dhe Zyba e përdori për ta sulmuar Gazetën Express, duke shkruar: “Propagandë…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon deklaratat e zv/ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani ndaj radios “Romano Avazo”, nga Prizreni. Në një intervistë televizive, Elshani ka vënë në pikëpyetje përgatitjen profesionale të gazetarëve dhe punën që bën radio “Romano Avazo”. Këto janë deklarata të papranueshme që kanë për synim minimin e punës së kolegëve të këtij mediumi. “Romano Avazo” është radio e vetme në gjuhën rome në Kosovë me program 24…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e konsideron si të papranueshme dhe e dënon fuqishëm fjalorin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, deputetit Faton Peci kundër autorit të emisionit “Debat Plus” në TV Dukagjini, Ermal Panduri. Në një postim në Facebook, Peci e ka quajtur Pandurin “qelbësirë”, dhe ka ngritur hamendësime për pozicionin e tij ekonomik. AGK-ja konsideron se kjo është një sjellje e ultë dhe e dëmshme nga një zyrtar i lartë publik. AGK-ja e fton zotin Peci…
Read MoreGazetarja Iliri Pireva, ka njoftuar se e ka dërguar në gjykatë, ish-vendin e saj të punës, Klan Kosova. Një një publikim në Facebook, Pireva ka shkruar se ajo nuk është me pjesë e këtij televizioni, pasi që ka kërkuar “një të drejtë themelore, respektimin e Ligjit të Punës”. “Për 14 vjet si punëtore në këtë televizion, asnjëherë nuk janë respektuar pushimet për festat zyrtare, një shkelje që ka ndodhur vazhdimisht por që është toleruar. Megjithatë këtë herë, diçka ndryshoi.
Read MoreNjë ekip i televizionit, Klan Kosova – gazetarja Gremisa Latifi, kameramani Arbnor Ibriqi dhe shoferi, Gazmend Salihu janë penguar fizikisht nga një invidid, gjatë një raportimit direkt nga fshati Strellc, në komunën e Deçanit. Një person ka dalë nga vetura dhe i ka sharë gazetarët duke kërkuar që ata të mos xhirojnë. AGK-ja e dënon këtë kërcënim dhe e fton Policinë e Kosovës, të nisë punën për identifikimin e individit në fjalë. Gazetarët duhet të lejohen që të bëjnë punën…
Read More
