Kërcënohet me jetë gazetari Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 08.10.2024
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagon me shqetësim të jashtëzakonshëm për kërcënimin me jetë që i është bërë gazetarit Vehbi Kajtazi.
AGK kërkon nga autoritetet përgjegjëse dhe organet e rendit të Republikës së Kosovës që të ofrojnë siguri për gazetarin Kajtazi dhe që ta trajtojnë me urgjencë kërcënimin që ai ka marrë mbrëmjen e 8 tetorit, përmes një mesazhi në llogarinë e tij në “Facebook”.
AGK ka kontaktuar me gazetarin Kajtazi dhe i njëjti tashmë ka njoftuar autoritetet përgjegjëse lidhur me kërcënimin serioz që ka marrë.
AGK kërkon nga Policia e Kosovës që të reagojë shpejt për lokalizimin e kërcënuesit në mënyrë që të evitohet çfarëdo rreziku për jetën e gazetarit Vehbi Kajtazi.
Detajet e raportuesit | Kërcënohet me jetë gazetari Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 08.10.2024 |
---|---|
Rastet Përshkrimi | Gazetari dhe njëherësh drejtori i medias online Paparaci.com, Vehbi Kajtazi, është kërcënuar me jetë përmes mesazheve në llogarinë e tij në Facebook. Në “Facebook”, Kajtazi është kërcënuar se do të digjet me benzinë, ndërsa kërcënuesi është zotuar se do ta shesë shtëpinë për t’u takuar me Kajtazin. |
Shteti | Kosovë |
Emri dhe Mbiemri | Vehbi Kajtazi |
Gjinia | Mashkull |
Data | 8.10.2024 |
Qyteti | Prishtinë |
Lloji i incidentit | Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve |
Nga Kush | Në gazetarë nga qytetarët |
Shkelësi / i dyshuari | |
Lloji i Medias | Online |
Emri i Medias | Paparaci |
Burimi | |
Prokurori Publik | |
Gjyqësor | |
Statusi gjyqësor | |
Përfundimi ligjor | |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
A është raportuar incidenti tek policia? | Po |
A është raportuar incidenti në prokurori? | |
Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagon me shqetësim të jashtëzakonshëm për kërcënimin me jetë që i është bërë gazetarit Vehbi Kajtazi. AGK kërkon nga autoritetet përgjegjëse dhe organet e rendit të Republikës së Kosovës që të ofrojnë siguri për gazetarin Kajtazi dhe që ta trajtojnë me urgjencë kërcënimin që ai ka marrë mbrëmjen e 8 tetorit, përmes një mesazhi në llogarinë e tij në “Facebook”. AGK ka kontaktuar me gazetarin Kajtazi dhe i njëjti tashmë ka njoftuar autoritetet përgjegjëse lidhur me kërcënimin serioz që ka marrë. AGK kërkon nga Policia e Kosovës që të reagojë shpejt për lokalizimin e kërcënuesit në mënyrë që të evitohet çfarëdo rreziku për jetën e gazetarit Vehbi Kajtazi. |