Kërcënimet të tjera ndaj gazetarëve, Fushë Kosovë, 02.03.2023
Zyrtarja e Komunës së Fushë-Kosovës, Hasime Qyqalla, ka tentuar të frikësojë gazetarin e KALLXO.com, Behar Mustafën, me inicim të ndjekjes penale.
Ky frikësim vjen pas një hulumtimi të KALLXO.com, ku përfshihet i biri i zyrtares në fjalë. Në ndërkohë që, e njëjta gjatë ditës së sotme, nëpërmjet telefonit e ka kërcënuar gazetarin se do t’ia vendosë emrin në një kallëzim penal.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon këtë tentim të personit zyrtar për të heshtur gazetarin Mustafa, në ndërkohë që i rikujton se në Kosovë shpifja është e dekriminalizuar.
AGK-ja, u bënë thirrje të gjithë zyrtarëve dhe personave me ndikim, të përmbahen nga kërcënimet dhe deklaratat e tilla në drejtim të gazetarëve, ngaqë narrativat e tilla, e dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe tundin themelet e demokracisë. Për më tepër, AGK-ja, i inkurajon të gjithë kolegët që të vazhdojnë me raportimet e tyre të drejta dhe të mos bien pre e kërcënimeve të tilla.
| Detajet e raportuesit | Kërcënimet të tjera ndaj gazetarëve, Fushë Kosovë, 02.03.2023 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Zyrtarja e Komunës së Fushë-Kosovës, Hasime Qyqalla, ka tentuar të frikësojë gazetarin e KALLXO.com, Behar Mustafën, me inicim të ndjekjes penale. Ky frikësim vjen pas një hulumtimi të KALLXO.com, ku përfshihet i biri i zyrtares në fjalë. Në ndërkohë që, e njëjta gjatë ditës së sotme, nëpërmjet telefonit e ka kërcënuar gazetarin se do t’ia vendosë emrin në një kallëzim penal. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Behar Mustafa |
| Gjinia | Mashkull |
| Data | 2.3.2023 |
| Qyteti | Fushë Kosovë |
| Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
| Nga Kush | Nga zyrtarët publik |
| Shkelësi / i dyshuari | Hasime Qyqalla |
| Lloji i Medias | Online |
| Emri i Medias | KALLXO.com |
| Burimi | KALLXO.com |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon këtë tentim të personit zyrtar për të heshtur gazetarin Mustafa, në ndërkohë që i rikujton se në Kosovë shpifja është e dekriminalizuar. AGK-ja, u bënë thirrje të gjithë zyrtarëve dhe personave me ndikim, të përmbahen nga kërcënimet dhe deklaratat e tilla në drejtim të gazetarëve, ngaqë narrativat e tilla, e dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe tundin themelet e demokracisë. Për më tepër, AGK-ja, i inkurajon të gjithë kolegët që të vazhdojnë me raportimet e tyre të drejta dhe të mos bien pre e kërcënimeve të tilla. |

