Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Getoarbë Mulliqi dhe Dinko Gruhonjiq, Prishtinë, 16.06.2026
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar dhe dënon fuqishëm shkrimin në tabloidin “Informer”, që ka targetuar drejtoren e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Getoarbë Mulliqi, dhe gazetarin e profesorin universitar, Dinko Gruhonjiq.
Në shkrimin e titulluar: “Dinko dhe gazetarja ‘shiptare’ përkrahin bllokuesit dhe sulmojnë Serbinë: Mirë që thonë që Serbia është fajtore për luftërat në Jugosllavi”, ky tabloid sulmon autorët e analizës që trajton raportimin për të kaluarën në katër shtete të Ballkanit Perëndimor - Kosovë, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoni e Veriut. Analiza “Raportimi mediatik mbi ballafaqimin me të kaluarën në Ballkanin Perëndimor” është realizuar si pjesë e një projekti të zyrës rajonale të organizatës joqeveritare gjermane ProPeace (ish-ForumZFD).
Shkrimi i targeton Gruhonjiqin dhe Mulliqin dhe i referohet me term denigrues etnik drejtores së AGK-së, gjë që nxit urrejtje ndëretnike në rajon.
AGK-ja e konsideron këtë artikull skandaloz dhe nxitës kundër punës profesionale të hulumtuesve të raportit, duke vënë në rrezik sigurinë e tyre personale.
Për më tepër, një komunikatë duke e targetuar edhe Mulliqin e ka lëshuar edhe Ministria e Informacionit e Serbisë.
AGK-ja e vlerëson këtë retorikë si të papërgjegjshme dhe të papranueshme, si edhe i fton mediat dhe akterët politikë në Serbi të mos sulmojnë në baza personale dhe etnike profesionistët e fushës.
AGK-ja gjithashtu kërkon nga akterët ndërkombëtarë në të dyja shtetet që ta dënojnë këtë fushatë.
AGK-ja qëndron në solidaritet të plotë me Mulliqin dhe Gruhonjiqin.
| Detajet e raportuesit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Getoarbë Mulliqi dhe Dinko Gruhonjiq, Prishtinë, 16.06.2026 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar dhe dënon fuqishëm shkrimin në tabloidin “Informer”, që ka targetuar drejtoren e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Getoarbë Mulliqi, dhe gazetarin e profesorin universitar, Dinko Gruhonjiq. Në shkrimin e titulluar: “Dinko dhe gazetarja ‘shiptare’ përkrahin bllokuesit dhe sulmojnë Serbinë: Mirë që thonë që Serbia është fajtore për luftërat në Jugosllavi”, ky tabloid sulmon autorët e analizës që trajton raportimin për të kaluarën në katër shtete të Ballkanit Perëndimor - Kosovë, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoni e Veriut. Analiza “Raportimi mediatik mbi ballafaqimin me të kaluarën në Ballkanin Perëndimor” është realizuar si pjesë e një projekti të zyrës rajonale të organizatës joqeveritare gjermane ProPeace (ish-ForumZFD). Shkrimi i targeton Gruhonjiqin dhe Mulliqin dhe i referohet me term denigrues etnik drejtores së AGK-së, gjë që nxit urrejtje ndëretnike në rajon |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Getoarbë Mulliqi dhe Dinko Gruhonjiq |
| Gjinia | Grup |
| Data | 16.6.2026 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
| Nga Kush | |
| Shkelësi / i dyshuari | Tabloidi “Informer" |
| Lloji i Medias | |
| Emri i Medias | |
| Burimi | Informer |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja e konsideron këtë artikull skandaloz dhe nxitës kundër punës profesionale të hulumtuesve të raportit, duke vënë në rrezik sigurinë e tyre personale. Për më tepër, një komunikatë duke e targetuar edhe Mulliqin e ka lëshuar edhe Ministria e Informacionit e Serbisë. AGK-ja e vlerëson këtë retorikë si të papërgjegjshme dhe të papranueshme, si edhe i fton mediat dhe akterët politikë në Serbi të mos sulmojnë në baza personale dhe etnike profesionistët e fushës. AGK-ja gjithashtu kërkon nga akterët ndërkombëtarë në të dyja shtetet që ta dënojnë këtë fushatë. AGK-ja qëndron në solidaritet të plotë me Mulliqin dhe Gruhonjiqin. |

