Rastet

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve Genita Ukaj, Lendita Elshani, Albina Haxholli, Lum Gashi, Albert Bajrami, Kasim Gërbeshi dhe Endrit Krasniqi, Prishtinë,27.10.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësim të thellë pas largimit të menjëhershëm nga puna të 7 gazetarëve - Genita Ukaj, Lendita Elshani, Albina Haxholli, Lum Gashi, Albert Bajrami, Kasim Gërbeshi dhe Endrit Krasniqi - nga portali klankosova.tv.

Sipas një deklarate publike dhe komunikimit të gazetarëve me AGK-në, arsyet e dorëheqjeve kanë të bëjnë me kërkesën e drejtuesve të portalit për punë shtesë, pa kompensim adekuat gjatë kohës së zhvillimit të një spektakli televiziv.

AGK-ja shpreh keqardhjen që gazetarët, të gjithë me përvojë të çmuar dhe disa vjeçare në media të Kosovës, janë detyruar të largohen nga puna për shkak të trajtimit të padinjitetshëm. Ky rast tregon edhe njëherë ambientin e vështirë të punës në shumë redaksi mediash në Kosovë.

AGK-ja fton Klan Kosova (.tv) dhe mediat e tjera në Kosovë që të respektojnë dispozitat e Ligjit të Punës dhe të respektojnë e zbatojnë të drejtat e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë.

AGK-ja qëndron në solidaritet të plotë me gazetarët e larguar dhe u ofron çdo lloj mbështetjeje për të cilën mund të kenë nevojë, duke përfshirë ndihmë ligjore.




Detajet e raportuesit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve Genita Ukaj, Lendita Elshani, Albina Haxholli, Lum Gashi, Albert Bajrami, Kasim Gërbeshi dhe Endrit Krasniqi, Prishtinë,27.10.2026
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësim të thellë pas largimit të menjëhershëm nga puna të 7 gazetarëve - Genita Ukaj, Lendita Elshani, Albina Haxholli, Lum Gashi, Albert Bajrami, Kasim Gërbeshi dhe Endrit Krasniqi - nga portali klankosova.tv. Sipas një deklarate publike dhe komunikimit të gazetarëve me AGK-në, arsyet e dorëheqjeve kanë të bëjnë me kërkesën e drejtuesve të portalit për punë shtesë, pa kompensim adekuat gjatë kohës së zhvillimit të një spektakli televiziv.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia Grup
Data 27.10.2026
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush
Shkelësi / i dyshuari Klan Kosova
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias Klan Kosova
Burimi Facebook
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja shpreh keqardhjen që gazetarët, të gjithë me përvojë të çmuar dhe disa vjeçare në media të Kosovës, janë detyruar të largohen nga puna për shkak të trajtimit të padinjitetshëm. Ky rast tregon edhe njëherë ambientin e vështirë të punës në shumë redaksi mediash në Kosovë. AGK-ja fton Klan Kosova (.tv) dhe mediat e tjera në Kosovë që të respektojnë dispozitat e Ligjit të Punës dhe të respektojnë e zbatojnë të drejtat e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë. AGK-ja qëndron në solidaritet të plotë me gazetarët e larguar dhe u ofron çdo lloj mbështetjeje për të cilën mund të kenë nevojë, duke përfshirë ndihmë ligjore.
Share this Post: