Rastet

Kërcënime ndaj gazetarit Irfan Maliqi, Viti, 01.10.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësimin e tij të thellë për incidentin e ndodhur më 1 tetor 2024, në qytetin e Vitisë, ku zyrtari policor M. S., ka penguar gazetarin e PlusTv, Irfan Maliqi, gjatë mbulimit të një marshi ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit.

Sipas raportimeve të mediumit, pamjet e sjelljes së policit tregojnë se ai i është afruar gazetarit me një qasje kërcënuese, duke i thënë: “Mos më thuj prit kurrë më, për qeta ki me pas pasoja masandej.”

Këto veprime janë të papranueshme dhe shkelin parimet themelore të lirisë së shtypit dhe të drejtës për informim. Gazetarët, si përfaqësues të informacionit publik, kanë të drejtë të kryejnë detyrën e tyre pa frikë nga presioni dhe kërcënimet. AGK thekson se veprimet e zyrtarëve të rendit duhet të jenë në përputhje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të lirisë së mediave.

Kërcënimet dhe intimidimi ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe dëmtojnë besimin në institucionet e sigurisë. Ne kërkojmë nga Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës të bëjnë një hetim të plotë dhe transparent për këtë incident.

AGK do të vazhdojë të mbështesë gazetarët dhe të punojë për një mjedis më të sigurt dhe më të lirë për të gjithë ata që kontribuojnë në informimin e publikut.




Detajet e raportuesit Kërcënime ndaj gazetarit Irfan Maliqi, Viti, 01.10.2024
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësimin e tij të thellë për incidentin e ndodhur më 1 tetor 2024, në qytetin e Vitisë, ku zyrtari policor M. S., ka penguar gazetarin e PlusTv, Irfan Maliqi, gjatë mbulimit të një marshi ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit.  Sipas raportimeve të mediumit, pamjet e sjelljes së policit tregojnë se ai i është afruar gazetarit me një qasje kërcënuese, duke i thënë: “Mos më thuj prit kurrë më, për qeta ki me pas pasoja masandej.”  
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Irfan Maliqi
Gjinia Mashkull
Data 1.10.2024
Qyteti Viti
Lloji i incidentit Kërcënimeve kundër medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush Nga policia
Shkelësi / i dyshuari
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias Plus Tv
Burimi Plus Tv
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Këto veprime janë të papranueshme dhe shkelin parimet themelore të lirisë së shtypit dhe të drejtës për informim. Gazetarët, si përfaqësues të informacionit publik, kanë të drejtë të kryejnë detyrën e tyre pa frikë nga presioni dhe kërcënimet. AGK thekson se veprimet e zyrtarëve të rendit duhet të jenë në përputhje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të lirisë së mediave. Kërcënimet dhe intimidimi ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe dëmtojnë besimin në institucionet e sigurisë. Ne kërkojmë nga Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës të bëjnë një hetim të plotë dhe transparent për këtë incident. AGK do të vazhdojë të mbështesë gazetarët dhe të punojë për një mjedis më të sigurt dhe më të lirë për të gjithë ata që kontribuojnë në informimin e publikut.
Share this Post: