Rastet

Kërcënim verbal ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi , Prishtinë, 23.07.2018

Gazetari, Shkumbin Kajtazi, ka pranuar një kërcënim nga Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri. Gazetari Kajtazi ka bërë të ditur se Bahtiri e ka marrë në telefon atë dhe i është drejtuar me fjalë kërcënuese dhe sharje.

“Ropt ka me ti q*. Ma ke prekë ndërgjegjen. Maje në men, ropt ka me ti q*”, besohet t’i thënë Bahtiri gazetarit Kajtazi.

Kërcënimi ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi vjen pas publikimit të një artikulli të publikuar në gazetën “Metro”, ku tregohej për punësimi e një vajze në pozitën e shefes së kabinetit se kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga Policia dhe Prokuroria që këtë rast ta trajtojnë me prioritet dhe kërcënuesi të sillet para drejtësisë.




Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Shkumbin Kajtazi
Gjinia Mashkull
Data 23/07/2018 00:00
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Frikësim – kërcënim verbal (përfshirë kërcënimet me vdekje)
Nga kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari I Panjohur
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Gazeta Metro
Burimi Gazetari
Prokurori Publik
Gjyqësor Nuk ka filluar procedurë ligjore
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia? Po
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK ka dënuar fuqimisht këtë kërcënim të kryetarit Bahtiri ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi dhe ka kërkuar nga organet e sigurisë dhe drejtësisë që kërcënuesi të sillet para drejtësisë.
Share this Post: