Kërcënim ndaj jetës së gazetarëve, Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 29.08.2025
Policia e Kosovës ka arrestuar të premten Hysni Menxhiqin, 61 vjeçar nga Mitrovica Veriore, pas disa ditësh kërkimi, për shkak të një kërcënimi të rëndë me vrasje ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, themelues i portalit “Paparaci”. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.
“Vehbi tkanxan ne tuli far pozicioni ne prishtin tkam lirue patu qkye ftyra epatu qkye barku ap pate hi thesi ne krye trathtar sherbys i serrbis”, thuhej në mesazhin që Menxhiqi ia ka shkruar Kajtazit në rrjetin social Facebook.
AGK-ja është e shokuar dhe thellësisht e shqetësuar me përmbajtjen kërcënuese për jetë ndaj Kajtazit, dhe mirëpret arrestimin e personit në fjalë nga Policia e Kosovës.
AGK-ja pret që Prokuroria të procedojë shpejt me ngritjen e aktakuzës për këtë kanosje serioze ndaj jetës së Kajtazit dhe që të zhvillohet një proces për vendosjen e drejtësisë.
| Detajet e raportuesit | Kërcënim ndaj jetës së gazetarëve, Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 29.08.2025 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Policia e Kosovës ka arrestuar të premten Hysni Menxhiqin, 61 vjeçar nga Mitrovica Veriore, pas disa ditësh kërkimi, për shkak të një kërcënimi të rëndë me vrasje ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, themelues i portalit “Paparaci”. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. “Vehbi tkanxan ne tuli far pozicioni ne prishtin tkam lirue patu qkye ftyra epatu qkye barku ap pate hi thesi ne krye trathtar sherbys i serrbis”, thuhej në mesazhin që Menxhiqi ia ka shkruar Kajtazit në rrjetin social Facebook. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Vehbi Kajtazi |
| Gjinia | Mashkull |
| Data | 29.8.2025 |
| Qyteti | Prizren |
| Lloji i incidentit | Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve |
| Nga Kush | Në gazetarë nga qytetarët |
| Shkelësi / i dyshuari | Hysni Menxhiqi |
| Lloji i Medias | Online |
| Emri i Medias | Paparaci |
| Burimi | Policia e Kosovës |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | Po |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja është e shokuar dhe thellësisht e shqetësuar me përmbajtjen kërcënuese për jetë ndaj Kajtazit, dhe mirëpret arrestimin e personit në fjalë nga Policia e Kosovës. AGK-ja pret që Prokuroria të procedojë shpejt me ngritjen e aktakuzës për këtë kanosje serioze ndaj jetës së Kajtazit dhe që të zhvillohet një proces për vendosjen e drejtësisë. |

