Kërcënim ndaj "Albanian Post", Prishtinë, 08.09.2021
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kërcënuar portalin "Albanian Post" dhe drejtorin e tij, Baton Haxhiu, për shkak të raportimit të mëhershëm për dështimin e procesit për emërimin e ambasadorëve të rinj të Kosovës.
Në një audio-incizim të publikuar nga "Albanian Post", Abazi kërcënon hapur Haxhiun dhe mediumin që ai drejton.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për kërcënimin e bërë nga Haki Abazi. Kërcënimi i hapur e me paramendim i deputetit ndaj gazetarëve është i papranueshëm dhe kontribuon në rrezikimin e sigurisë për kolegët tanë. Veprimi bëhet edhe më serioz për faktin që vjen nga një zyrtar i lartë i partisë që udhëheq me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës.
AGK-ja e fton partinë e Abazit, sikurse edhe institucionet shtetërore të distancohen qartë nga gjuha kërcënuese e deputetit.
| Detajet e raportuesit | Kërcënim ndaj "Albanian Post", Prishtinë, 08.09.2021 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kërcënuar portalin "Albanian Post" dhe drejtorin e tij, Baton Haxhiu, për shkak të raportimit të mëhershëm për dështimin e procesit për emërimin e ambasadorëve të rinj të Kosovës. Në një audio-incizim të publikuar nga "Albanian Post", Abazi kërcënon hapur Haxhiun dhe mediumin që ai drejton. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Albanian Post |
| Gjinia | Grup |
| Data | 8.9.2021 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve |
| Nga Kush | Nga zyrtarët publik |
| Shkelësi / i dyshuari | Haki Abazi |
| Lloji i Medias | Online |
| Emri i Medias | Albanian Post |
| Burimi | Albanian Post |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për kërcënimin e bërë nga Haki Abazi. Kërcënimi i hapur e me paramendim i deputetit ndaj gazetarëve është i papranueshëm dhe kontribuon në rrezikimin e sigurisë për kolegët tanë. Veprimi bëhet edhe më serioz për faktin që vjen nga një zyrtar i lartë i partisë që udhëheq me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës. AGK-ja e fton partinë e Abazit, sikurse edhe institucionet shtetërore të distancohen qartë nga gjuha kërcënuese e deputetit. |

