Gjuhë seksiste ndaj gazetares Edona Gashi, Prishtinë, 25.05.2025
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK) dënojnë përdorimin e gjuhës së papërshtatshme e me tone seksiste nga ana e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama (LDK), ndaj gazetares së emisionit “Piranjat”, Edona Gashi.
Përdorimi i termave si “loçkë”, “zemër” dhe të ngjashme në komunikim me një gazetare është jo vetëm joprofesional, por ka për qëllim që ta minimizojë seriozitetin e temës që ajo po trajtonte dhe për të ulur kredibilitetin e saj profesional. Kjo sjellje e reflekton qartë ambientin patriarkal dhe të pasigurt në të cilin gratë gazetare në Kosovë janë të detyruara të punojnë çdo ditë.
AGK dhe RrGGK i bëjnë thirrje kryetarit Rama që të kërkojë falje publike për këtë sjellje të papranueshme dhe të sigurojë respektim të plotë të rolit të gazetarëve dhe të drejtës së tyre për të kërkuar përgjigje në interes të publikut.
| Detajet e raportuesit | Gjuhë seksiste ndaj gazetares Edona Gashi, Prishtinë, 25.05.2025 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK) dënojnë përdorimin e gjuhës së papërshtatshme e me tone seksiste nga ana e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama (LDK), ndaj gazetares së emisionit “Piranjat”, Edona Gashi. Përdorimi i termave si “loçkë”, “zemër” dhe të ngjashme në komunikim me një gazetare është jo vetëm joprofesional, por ka për qëllim që ta minimizojë seriozitetin e temës që ajo po trajtonte dhe për të ulur kredibilitetin e saj profesional. Kjo sjellje e reflekton qartë ambientin patriarkal dhe të pasigurt në të cilin gratë gazetare në Kosovë janë të detyruara të punojnë çdo ditë. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Edona Gashi |
| Gjinia | Femër |
| Data | 25.5.2025 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
| Nga Kush | Nga zyrtarët publik |
| Shkelësi / i dyshuari | Përparim Rama |
| Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
| Emri i Medias | Piranjat |
| Burimi | |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK dhe RrGGK i bëjnë thirrje kryetarit Rama që të kërkojë falje publike për këtë sjellje të papranueshme dhe të sigurojë respektim të plotë të rolit të gazetarëve dhe të drejtës së tyre për të kërkuar përgjigje në interes të publikut. |

