Rastet

Gjuhë ofenduese ndaj gazetarit Bojan Tomic, Shtërpcë, 08.07.2022

Kryetari i Komunës së Shtërpcës ka ofenduar gazetarin e kanalit të dytë të transmetuesit publik, RTK2, Bojan Tomic.

Gazetari e ka njoftuar AGK-në se në ditën e aksionit të Policisë në Komunën e Shtërpcës ka pritur në radhë që të marrë një prononcim të kryetarit Jevtiq për aksionin, por ai ka refuzuar duke e ofenduar gazetarin.

“Ti mos m’u drejto. Të gjithëve mund t’ju jap deklarata, vetëm ty jo. Ti nuk je gazetar, ti përhapë gënjeshtra dhe të pavërteta. Ti nuk je gazetar. Flas për të gjithë, por për ty jo”, citon Tomic t’i ketë thënë kryetari Jevtiq.

Sipas gazetarit të RTK2, arsyeja e sjelljes së Jevtiqit mund të lidhet me një kronikë të këtij televizioni për nivelin e ujit të pijshëm në këtë komunë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon gjuhën e përdorur nga kryetari Jevtiq, dhe u kujton zyrtarëve të zgjedhur publik që e kanë për detyrë të japin informacione në interes të publikut.




Detajet e raportuesit Gjuhë ofenduese ndaj gazetarit Bojan Tomic, Shtërpcë, 08.07.2022
Rastet Përshkrimi Kryetari i Komunës së Shtërpcës ka ofenduar gazetarin e kanalit të dytë të transmetuesit publik, RTK2, Bojan Tomic. Gazetari e ka njoftuar AGK-në se në ditën e aksionit të Policisë në Komunën e Shtërpcës ka pritur në radhë që të marrë një prononcim të kryetarit Jevtiq për aksionin, por ai ka refuzuar duke e ofenduar gazetarin. “Ti mos m’u drejto. Të gjithëve mund t’ju jap deklarata, vetëm ty jo. Ti nuk je gazetar, ti përhapë gënjeshtra dhe të pavërteta. Ti nuk je gazetar. Flas për të gjithë, por për ty jo”, citon Tomic t’i ketë thënë kryetari Jevtiq. Sipas gazetarit të RTK2, arsyeja e sjelljes së Jevtiqit mund të lidhet me një kronikë të këtij televizioni për nivelin e ujit të pijshëm në këtë komunë.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Bojan Tomic
Gjinia Mashkull
Data 8.7.2022
Qyteti Shtërpcë
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari Dalibor Jevtiq
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias RTK
Burimi Bojan Tomic
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia? Jo
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon gjuhën e përdorur nga kryetari Jevtiq, dhe u kujton zyrtarëve të zgjedhur publik që e kanë për detyrë të japin informacione në interes të publikut.
Share this Post: