Rastet

Gjuhë linçuese ndaj Albanian Post, Prishtinë, 07.06.2023

Deputeti i shumicës parlamentare, Artan Abrashi i Vetëvendosjes ka përdorur gjuhë linçuese sot ndaj portalit “Albanian Post”, pas publikimit të shkrimit që paralajmëron sanksione të mundshme kundër kryeministrit Albin Kurti, dhe të tjerëve rreth situatës në veri. Një shkrim i ngjashëm është publikuar edhe në “Euronews Albania”.

Për sanksione ndaj Kosovës po flet portali i Stanishiqit në shqip. E ka emrin Albanian po nuk ka asgjë shqiptare në të”, ka shkruar deputeti në Facebook.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon ashpër gjuhën e përdorur nga Abrashi, dhe konsiderohen se një etiketim i tillë rrezikon seriozisht sigurinë e të gjithë gazetarëve, dhe punonjësve të tjerë të këtij mediumi.

AGK-ja, e fton kryeministrin Kurti që të distancohet nga sulme të tilla të njerëzve të qeverisë dhe partisë që udhëheq ndaj medieve dhe gazetarëve.




Detajet e raportuesit Gjuhë linçuese ndaj Albanian Post, Prishtinë, 07.06.2023
Rastet Përshkrimi Deputeti i shumicës parlamentare, Artan Abrashi i Vetëvendosjes ka përdorur gjuhë linçuese sot ndaj portalit “Albanian Post”, pas publikimit të shkrimit që paralajmëron sanksione të mundshme kundër kryeministrit Albin Kurti, dhe të tjerëve rreth situatës në veri. Një shkrim i ngjashëm është publikuar edhe në “Euronews Albania”. “Për sanksione ndaj Kosovës po flet portali i Stanishiqit në shqip. E ka emrin Albanian po nuk ka asgjë shqiptare në të”, ka shkruar deputeti në Facebook.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia Grup
Data 7.6.2023
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush Nga personat publik
Shkelësi / i dyshuari Artan Abrashi
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Albanian Post
Burimi Facebook
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon ashpër gjuhën e përdorur nga Abrashi, dhe konsiderohen se një etiketim i tillë rrezikon seriozisht sigurinë e të gjithë gazetarëve, dhe punonjësve të tjerë të këtij mediumi. AGK-ja, e fton kryeministrin Kurti që të distancohet nga sulme të tilla të njerëzve të qeverisë dhe partisë që udhëheq ndaj medieve dhe gazetarëve.
Share this Post: