Rastet

Kërcënime kundër mediave dhe organizatave mediale, Klan Kosova, Prishtinë, 21.04.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar me fushatën sistematike të partisë së parë në Kuvend, Vetëvendosje kundër televizionit privat nacional, Klan Kosova.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Alim Rama në një postim, këtë të hënë, ka bërë thirrje tek anëtarët e VV-së për bojkotimin e këtij televizioni. Një veprim i tillë linçues është i papranueshëm.

Targetimi publik i televizionit, dhe rrjedhimisht gazetarëve, kameramanëve dhe punonjësve të tjerë vë në rrezik sigurinë e tyre fizike. Një fushatë e tillë sistematike me deklarata të papërgjegjshme nga kryeministri në detyrë Kurti dhe të tjerë eksponentë të VV-së, ka bërë që të ketë disa sulme kundër gazetarëve të Klan Kosovës, në ditën e zgjedhjeve.

AGK-ja i bën thirrje Vetëvendosjes që të ndalojë praktikën e të luftuarit të medieve, në përpjekjen e saj për të minuar lirinë e medieve dhe shprehjes.




Detajet e raportuesit Kërcënime kundër mediave dhe organizatave mediale, Klan Kosova, Prishtinë, 21.04.2025
Rastet Përshkrimi Sekretari i përgjithshëm i partisë Vetëvendosje, Alim Rama në një postim, këtë të hënë, ka bërë thirrje tek anëtarët e VV-së për bojkotimin e televizionit Klan Kosova. Një veprim i tillë linçues është i papranueshëm.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia Grup
Data 21.4.2025
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënimeve kundër medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush Nga personat publik
Shkelësi / i dyshuari Alim Rama
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias Klan Kosova
Burimi
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Targetimi publik i televizionit, dhe rrjedhimisht gazetarëve, kameramanëve dhe punonjësve të tjerë vë në rrezik sigurinë e tyre fizike. Një fushatë e tillë sistematike me deklarata të papërgjegjshme nga kryeministri në detyrë Kurti dhe të tjerë eksponentë të VV-së, ka bërë që të ketë disa sulme kundër gazetarëve të Klan Kosovës, në ditën e zgjedhjeve. AGK-ja i bën thirrje Vetëvendosjes që të ndalojë praktikën e të luftuarit të medieve, në përpjekjen e saj për të minuar lirinë e medieve dhe shprehjes.
Share this Post: