Lajmet

U MBAJT TRYEZA E RUMBULLAKËT “FUQIA E KËNDIT TË RAPORTIMIT”


3886-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në bashkëpunim me Projektin Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS) dhe me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), organizoi sot tryezën e rumbullakët “Fuqia e këndit të raportimit”, e cila mblodhi së bashku gazetarë, përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë të fushës shëndetësore

???? Fjalët e hapjes i mbajtën:

  • Linda Baleta, Eksperte e Lartë për Avokim, IHS

  • Getoarbë Mulliqi, Drejtore Ekzekutive, AGK

  • Gjylferije Zabeli, Udhëheqëse e Divizionit për Komunikim me Publik, Ministria e Shëndetësisë

???? Në vijim, Merita Miftari prezantoi storie të publikuara në media përmes sesionit “Gazetarët flasin, pacientët dëgjohen”, duke sjellë shembuj konkretë të ndikimit që ka raportimi i përgjegjshëm në ngritjen e vetëdijes qytetare.

???? Paneli kryesor me temë “Paraqitja e zërit dhe perspektivës së pacientëve në gazetari” bashkoi gazetaret Arbreshë Uka, Albina Selmanaj dhe Qëndresë Uka-Matoshi, përfaqësuesin e IKSHP-së Dr. Faik Hoti, si dhe Mark Kaqinarin nga Avokati i Popullit. Paneli u moderua nga Xhemajl Rexha, Kryetar i Bordit të AGK-së. Diskutimet nxorën në pah sfidat me të cilat ballafaqohen gazetarët në raportimin mbi shëndetësinë dhe rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet dhe projektet zhvillimore për përmirësimin e qasjes së pacientëve në shërbimet shëndetësore.

???? Pas panelit, pjesëmarrësit morën pjesë në një sesion reflektimi dhe ndanë mendime mbi hapat e ardhshëm, duke theksuar rolin e mediave në promovimin e një gazetarie pozitive dhe të përgjegjshme në fushën e shëndetësisë.

???? Ky aktivitet është pjesë e një bashkëpunimi të qëndrueshëm AGK–IHS, i cili tashmë ka ngritur kapacitetet e mbi 70 gazetarëve, ka kontribuar në ngritjen e vetëdijes qytetare dhe ka sjellë iniciativën e vetme për çmimet e raportimit më të mirë mbi diabetin. Përmes këtyre përpjekjeve, fuqizohet roli i gazetarisë si urë lidhëse mes qytetarëve, institucioneve dhe profesionistëve të shëndetit publik.

Post Gallery

Share this Post: