Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetares Qefsere Nishevci
Ka ndërruar jetë gazetarja kosovare, Qefsere Nishevci.
Nishevci i përkiste brezit të gazetarëve që me përkushtim dhe profesionalizëm kontribuuan në zhvillimin e gazetarisë në Kosovë. Ajo ishte e diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi shqipe dhe karrierën e saj e kishte nisur në vitin 1982 si gazetare në “Zërin e Rinisë”, duke lënë gjurmë në informimin dhe edukimin e brezave të rinj.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e saj.
[Foto: Hazir Reka]











