Sesioni i tretë informues për raportimin e përgjegjshëm dhe etik për komunitetet, certifikohen 18 pjesëmarrës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Terres des hommes, të enjten dhe të premten, mbajtën trajnim për studentë të gazetarisë e gazetarë për raportimin e përgjegjshëm dhe etik për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
Gazetarët nën mentorimin e Enver Ulaj u njoftuan për kontekstin historik e social të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, dhe për rolin e medias kundër gjuhës së urrejtjes dhe paragjykimeve.
Gjithashtu, u diskutua edhe për raportimet jo të drejta ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, dhe si t’i evitojnë këto raportime.
Aktiviteti u organizua si pjesë e projektit “Drejtësia Sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët”, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), implementuar nga organizatat partnere Terre des hommes, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve dhe HEKS/EPER.