SafeJournalists, MFRR, RSF dhe organizatat partnere në Shqipëri dërguan një letër të hapur për të përmirësuar qasjen e gazetarëve në Parlamentin Shqiptar
Ne, rrjeti SafeJournalists, së bashku me partnerët e Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe organizatat për lirinë e medias në Shqipëri, kemi iniciuar dhe dërguar një letër të hapur drejtuar Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, Niko Peleshi.
Në letër, shprehim shqetësimet serioze lidhur me propozimet e shumicës parlamentare për të kufizuar qasjen e gazetarëve në Parlament. Ndryshimet e raportuara përfshijnë heqjen e filmimeve të pavarura në sallën plenare, duke i zëvendësuar me një transmetim zyrtar të vetëm, si dhe kufizimin e ndërveprimeve të medias me deputetët vetëm në një zonë të përcaktuar “doorstep”.
Ne paralajmërojmë se kufizime të tilla do të ulnin llogaridhënien, do t’i privonin qytetarët nga qasja e pavarur në informacion dhe përbëjnë një hap pas për lirinë e shtypit. Theksojmë se Parlamenti mbetet një nga pak hapësirat ku gazetarët mund t’i drejtojnë pyetje drejtpërdrejt përfaqësuesve politikë, pasi zyrtarët qeveritarë dhe deputetët e shumicës rrallëherë mbajnë konferenca për shtyp ose marrin pjesë në debate të pavarura.
Lexoni letrën e plotë të hapur dhe masat e propozuara nga SJN dhe partnerët për të mbrojtur qasjen e gazetarëve në Parlament këtu.











