Lajmet

Rrjeti SafeJournalists dhe organizatat partnere të MFRR dërguan letër të hapur shqetësimi te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve


3906-title

Letër e Hapur Shqetësimi drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Subjekti: Mosakreditimi i mediave në gjuhën serbe dhe të tjera për zgjedhjet e 12 tetorit

Data: 10.10.2025

Rrjeti SafeJournalists dhe organizatat partnere të Media Freedom Rapid Response (MFRR) shprehin shqetësim të thellë për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të refuzuar kërkesat për akreditim të mediave në gjuhën serbe, si dhe disa media në gjuhën shqipe dhe ndërkombëtare, për monitorimin dhe raportimin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Sipas informacionit nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), dhjetëra media në gjuhën serbe, të regjistruara dhe duke vepruar në Kosovë, u refuzuan kolektivisht gjatë një seance të KQZ-së. Përveç tyre, disa media në gjuhën shqipe gjithashtu nuk morën akreditim, raportohet pa dhënë ndonjë justifikim të qartë.

Sipas një vendimi të analizuar nga rrjeti SafeJournalists, vendimi konfirmon se dokumentacioni ishte i rregullt dhe se media kishte përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara. Megjithatë, disa anëtarë të KQZ-së votuan kundër akreditimit me pretendimin për “autenticitetin e medias” dhe “origjinën e dokumenteve”. Termat “autenticiteti i medias” dhe “origjina e dokumenteve” nuk kanë ndonjë kuptim ligjor.

Ky vendim ngre shqetësime serioze për diskriminim politik dhe etnik, në kundërshtim me garancitë kushtetuese, regjimin zyrtar të gjuhëve (shqipe dhe serbe) dhe standardet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes, lirinë e medias, dhe të drejtën e të gjithë qytetarëve, pa dallim gjuhe ose etnie, për të marrë informacion të saktë, të drejtë dhe të paanshëm në gjuhën e tyre zyrtare. Media në gjuhën serbe janë të regjistruara ligjërisht (si biznese ose OJQ) sipas ligjit të Kosovës; pengimi i punës së tyre dëmton lirinë e medias dhe transparencën dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor.

Raportimi i lirë, i drejtë dhe gjithëpërfshirës është i domosdoshëm për legjitimitetin e zgjedhjeve dhe për besimin e publikut tek institucionet demokratike. Përjashtimi i mediave mbi baza gjuhësore ose të tjera të papërshtatshme dëmton pluralizmin dhe zvogëlon mundësinë e publikut për të marrë vendime të informuara.

Ne kërkojmë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të japë një shpjegim të detajuar mbi këtë proces vendimmarrës. Gjithashtu, i bëjmë thirrje anëtarëve të tij që të shmangin përdorimin e autoritetit për të censuruar mediat ose për të ndërmarrë veprime që dëmtojnë lirinë e medias.

Sigurimi i transparencës dhe respektimi i parimeve të gazetarisë së lirë dhe të pavarur janë thelbësore për një shoqëri demokratike, veçanërisht gjatë zgjedhjeve, kur qasja në informacion është vendimtare.

Ne shpresojmë gjithashtu që Paneli për Ankesa dhe Parashtesa Zgjedhore (PZAP) të trajtojë këtë çështje me urgjencë dhe të sigurojë që mediat të mund të marrin pjesë plotësisht në mbulimin e zgjedhjeve.

Rrjeti SafeJournalists dhe MFRR do të vazhdojnë të monitorojnë zhvillimet dhe, nëse këto masa kufizuese mbeten, do t’i raportojnë ato te BE, OSBE, Këshilli i Evropës dhe Kombet e Bashkuara.

Ne qëndrojmë të gatshëm për dialog dhe për të ofruar çdo informacion shtesë.

Me respekt,

SafeJournalists Network

  • Croatian Journalists’ Association
  • Association of Journalists of Kosovo
  • Association of Journalists of Macedonia
  • BH Journalists Association
  • Independent Journalists’ Association of Serbia
  • Trade Union of Media of Montenegro

Media Freedom Rapid Response (MFRR)

  • Free Press Unlimited
  • European Federation of Journalists (EFJ)
  • International Press Institute (IPI)
  • Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa (OBCT)
  • European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF)

Lexojeni letrën këtu.

Share this Post: