Lajmet

Ron Haviv, ligjëratë publike në Prishtinë për punën në dokumentimin e konflikteve e luftërave në gjithë botën


3384-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, organizoi sot në Prishtinë, ligjëratë me fotografin e mirënjohur botëror, Ron Haviv.

Haviv, i cili dokumentoi luftën në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë, Ukrainë, e vende të tjera, shfaqi sot dëshmi të punës së tij nga Ballkani, Amerika Jugore, Pranvera Arabe e përtej, në Amfiteatrin e madh të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës.

Fjalët hyrëse të kësaj ligjërate i mbajti Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, i cili u shpreh falënderues e mirënjohës që Haviv ka pranuar ftesën e organizatës për të qenë në Prishtinë. Teksa, Haviv tha se për të është e rëndësishme që ka mundur të dokumentojë momente historike nga e gjithë bota.

Haviv ka sjellur shumë fotografi nga lufta në Kosovë e kriza e refugjatëve, dhe gjithashtu është ndalur tek fati i shqiptarit nga Maqedonia, Hajrush Ziberi, i cili u vra në Bosnjë nga njësiti i Arkanit, në fillim të luftës.

Në këtë event ishin prezent ambasadorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Kosovë, gazetarë të rinj, gazetarë me përvojë shumëvjeçare, fotografë të njohur vendorë studentë vendorë e ndërkombëtarë, si dhe familjarë të personave që janë fotografuar nga Haviv në atë periudhë.

AGK-ja, falënderon për bashkëpunimin American School of Kosova, që e mundësoi vizitën e Haviv në Kosovë, Korporata Rugove për mbështetjen e eventit, si dhe Fakulteti i Edukimit / Faculty of Education- UP për lokacionin e ligjëratës.

© Arben Llapashtica

Post Gallery

Share this Post: