Lajmet

Pozita e komuniteteve pakicë në komunën e Klinës


3529-title

Sfidat me të cilat përballen komunitetet pakicë në komunën e Klinës mund të ndryshojnë në varësi të kontekstit dhe vendndodhjes specifike. Megjithatë, disa sfida të zakonshme me të cilat përballen shpesh komunitetet pakicë janë: margjinalizimi, diskriminimi në disa fusha, duke përfshirë punësimin, qasjet në arsim dhe kujdesin shëndetësor.

Emine Rama, nga komuniteti egjiptian e cila i ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës aktualisht është e papunë, e si ajo janë edhe dy anëtare të familjes së saj. Ajo thotë se është shumë e veshtirë për komuntetin të cilit i takon që të vij deri tek vendi i punës. Rama tha se instutucionet duhet të bëjnë më shumë që fëmijët e komuniteteve të mund vijojnë mësimet në numër më të madh sepse jo të gjithë janë të përfshirë në sistemin arsimor.

Millorad Sharkovic, nga komuniteti serb, banor i fshatit Videjë ka thënë se sa i përket ndihmës nga kumuna jemi mirënjohës sepse askujt në atë kohë nuk i ishte shtuar rruga në asfalt deri në oborr përveq serbëve. Kushtet janë të mira për të jetuar, por numri i të kthyerve është i vogël sipas tij. Sa i përket vendimmarrjes ai është mirënjohës ndaj institucioneve komunale sepse gjithmonë janë mirëpritur dhe u është dëgjuar fjala.

Astrit Rexhepaj, banor i komunitetit rom nga fshati Krushevë e Madhe i cili ëshë kthyer nga Gjermania, thotë se jeta është shumë e vështirë për faktin se nuk janë të punësuar, ndërsa ndihma që marrin është e pamjaftueshme për familjën e tij pesë anëtarëshe.

Mensur Gashi, pjestar i komunitetit ashkali, banor i fshatit Klinafc, thotë se duhet të këtë trajtim të barabartë sidomos në shëndetësi dhe arsim. Ai ka pasur një sfidë më të birin e tij i cili ka pasur probleme shëndetsore dhe ka qënë shumë e vështirë për të që ti siguroj ilaqet për sëmundjen për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Silvia Rashkovic, udhëhëqëse e Zyrës për Kthim dhe Komunitete në komunën e Klinës, ka thënë se problemet e komuniteteve pakicë janë gati të njejta më problemet e komunitetin shumicë. Megjithatë ajo thotë se sfidë mbetet papunësia për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian sepse të rinjët nga komuniteti serb jetojnë më pak në Kosovë. Zyra që ajo udhëheq përpiqet që tu dal në ndihmë familjeve që kanë nevojë për gjera elementare për shkak se edhe buxheti është i kufizuar, por ajo thotë se përpiqet që edhe nepërmjet bashkëpunimit me organizata ndërkombëtare të bëj dicka më shumë në këtë drejtim.

Pavarësisht përpjekjeve të institucioneve si dhe organizatave të ndryshme vendore e ndërkombëtare komunitetet pakicë në komunën e Klinës vazhdojnë të përballen me probleme të cilat i shoqërojnë për vite më radhë.

Punoi: Shqipe Desku

Share this Post: