Lajmet

Komunitetet etnike në Kosovë


3528-title

Kosova është shteti më homogjen etnikisht në Ballkanin Perëndimor, me rreth 92% të popullsisë së vet të përbërë nga shqiptarë etnikë, por në të njëjtën kohë është shtet multietnik, siç përcaktohet me kushtetutën e sajë.

Pakica e dytë më e madhe etnike në Kosovë është komuniteti serb, me rreth 5% të popullsisë së përgjithshme. Diskutimet lidhur me të drejtat e pakicave përqendrohen kryesisht te komuniteti serb. Pjesa tjetër e pakicave etnike janë , si romët, ashkalitë e egjiptianët.

Njerëzit nga këto komunitete shpesh përballen me kushte të vështira dhe nga qeveria marrin mbështetje minimale, gjë që çon drejt një ndjesie të nënpërfaqësimit dhe vështirësive në krijimin e lidhjeve me Kosovën dhe institucionet e saj.

Shumica e vendeve janë thelbësisht shumë-etnike dhe ato që përqafojnë këtë diversitet, sado i vogël apo i zorshëm qoftë, korrin përfitimet e pasurisë kulturore, në sport, inovacion si dhe zhvillimit ekonomik.
Sidoqoftë, me insistimin e Perëndimit, posaçërisht të Shteteve të Bashkuara, pohimi se Kosova është multietnike shkon përtej përparësive socio-ekonomike. Realisht, fillon në vitet e pasluftës, kur vlonin debatet për statusin e ardhshëm të Kosovës: a do të bëhej protektorat, territor, apo shtet i pavarur?
Pas shumë dekadash diskriminimi sistematik të shqiptarëve në Jugosllavi, u bë e pamundur për Kosovën të mbetej pjesë e Serbisë. Populli s’e pranonte dot këtë.
Mirëpo, tashti shtrohej çështja se si do ta trajtonin shqiptarët pakicën serbe? Dhe, në fillim të viteve 2000, u ngritën shqetësime për shkak të sulmeve hakmarrëse të pasluftës ndaj serbëve dhe grupeve të tjera minoritare (për shembull, romëve), të dyshuar për bashkëpunim me regjimin jugosllav.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSCE) vlerësoi se menjëherë pas luftës, në qershor 1999, për çdo javë vriteshin mesatarisht 50 njerez.

Human Rights Watch i rekomandoj qeverisë së përkohshme të Kosovës: “Angazhohuni drejt një të ardhmeje multietnike dhe bëjeni të qartë se sulmet kundër pakicave do të ndiqen fuqishëm.”
Incidenti i marsit 2004 paraqet një pikë kthese në diskutimet për statusin e ardhshëm të Kosovës.

Katër vjet më vonë, me një mbështetje të konsiderueshme nga vendet perëndimore, posaçërisht nga Shtetet e Bashkuara, Kosova shpalli pavarësinë e saj.

Kushtetuta e Kosovës u hartua në bazë të parimeve liberale demokratike dhe përfshinte të drejta gjithëpërfshirëse për pakicat etnike. Këtu hynin dispozita të atilla si vendet e rezervuara në Kuvend për minoritetet në mënyrë që të sigurohej pjesëmarrja e tyre aktive në jetën qytetare.

Gjuha serbe u bë gjuhë zyrtare dhe serbëve iu dha e drejta të kenë shkollat e tyre, institucionet kulturore e fetare dhe më vonë edhe kujdesin shëndetësor.
Pavarësisht tensioneve të vazhdueshme dhe mungesës së normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, vendet perëndimore ende vazhdojnë avokimin e tyre për një Kosovë multietnike.

Është e rëndësishme që të krijohen më shumë lidhje dhe shkëmbime midis të gjitha komuniteteve në Kosovë në baza ditore dhe që të mos jetë veç i njëjti grup i OJQ-ve apo figurave kriminale që kultivojnë marrëdhëniet multietnike .

Vetëm ky ndryshim kulturor në mentalitetin e Kosovës në të gjitha sferat – kur të ketë një integrim tërësor e kuptimplotë – do t’i bëjë të qëndrueshme reformat ligjore dhe strukturore.

Punoi: Endrit Mehmetaj

Share this Post: