Lajmet

Gazetarët ukrainas dhe afganë vazhdojnë trajnimin për gazetarinë tranzicionale


3474-title

Më 20 dhe 21 gusht, gazetarët ukrainas dhe ata afganë e kanë vazhduar trajnimin për gazetarinë tranzicionale.

Ata u trajnuan se si të raportojnë për të kaluarën nga Xhemajl Rexha, i cili krahas prezantimit për mënyrën e duhur se si duhet të raportohet për këtë temë, gazetarëve iu prezantoi edhe shembuj i raportimit për Kosovën.

Teksa, më 21 gusht, gazetarëve të strehuar në Kosovë, iu ligjëroi, Getoarbë Mulliqi, për ndikimin e dezinformatave në temat në të cilat lidhen me ballafaqimin me të kaluarën. Atyre, iu prezantuan shembuj të keqinformimit, dezinformimit, dhe ç’informimit, si dhe ndikimin që kanë në shoqëri.

Trajnimi u mbajt në kuadër të programit JiR – Kosovo, program i iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, implementohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe iniciativa Hannah Arendt.

Share this Post: