Lajmet

Ekipi i Klan Kosovës pengohet nga këshilltari i ministrit, Armend Muja


4139-title

Gazetarja e Klan Kosova, Sala Gashi, ka raportuar për pengimin në detyrë nga këshilltari i Ministrit së Bujqësisë, Armend Muja. Sipas raportimit të gazetares, këshilltari Feim Tahirsylaj i është drejtuar me pyetje të papërshtatshme dhe me ton kërcënues.

“Klani, po të paguan me ba pyetje? Kush po ju paguan? Hiquni, more, ik”, kanë qenë fjalët me të cilat Tahirsylaj i është drejtuar gazetares Gashi.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon ashpër gjuhën dhe sjelljen joprofesionale të zyrtarit shtetëror.

AGK-ja i bën thirrje për distancim ministrit Muja dhe i fton të gjithë zyrtarët publikë që të mos e pengojnë punën e gazetarëve. Për shkak të pozitave shtetërore që mbajnë, ata duhet të jenë në gjendje t'u përgjigjen të gjitha pyetjeve të gazetarëve.

Share this Post: