Dita e dytë e vizitës së gazetarëve nga Kosovsa në Irlandën Veriore
Dita e dytë e vizitës së gazetarëve nga Kosova në Belfast ka përfshirë folës nga politika, media e shoqëria civile, duke sjellur perspektiva unike për gazetarinë e paqes.
Ditën e kemi nisur me një session me Matthew O’Toole, deputet i Asamblesë Legjislative të Irlandës Veriore, në të cilën ai ka folur për lirinë e medies dhe qëndrueshmërinë e tyre. Ai ka folur për rolin e tij aktual si líder i opozitës, dhe si ish-gazetare zyrtar për media në zyrën e kryeministrit britanik në Londër.
Më pas, një panel inspirues me temën “Gratë në Media”, ka vazhduar ditën e aktiviteteve. Amanda Ferguson, gazetare e pavarur me Reuters, Niamh Campbell - Belfast Telegraph dhe Allison Morris - Belfast Telegraph kanë ndarë përvojat e tyre dhe kontributin në industrinë e medias, duke adresuar progresin e bërë, por edhe sfidat me të cilat gratë ende ballafaqohen.
Pasdite, Angelina Fusco, udhëheqëse e Dart Center Europe ofroi një prezantim për Parimet e Gazetarisë së Përgjegjshme. Ajo vuri në theks raportimin e përgjegjshëm nga gazetarët, sidomos kur bëhet fjalë për përvoja traumatike, duke ofruar këshilla praktike se si të mbulohen tema të tilla.
Dita vazhdoi me sesionin e udhëhequr nga Steven Youngblood për Raportimin për të Drejtat e Njeriut. Ai ofroi këshilla se si gazetarët mund t’i mbulojnë ngjarjet për të drejtat e njeriut, duke vënë në pah rëndësinë e vërtetësisë, empatisë dhe integritetit në raportim të tillë.
Dita u përmbyllë me shfaqjen dhe diskutimin e filmit Lyra, për jetën dhe vdekjen e gazetares Lyra McKee, e vrarë në vitin 2019 në Londonderry .
Projekti i Gazetarisë së Paqes mbështetet nga Foreign, Commonwealth, and Development Office nëpërmjet Ambasadës Britanike në Prishtinë.