Çmimi për gazetarinë më të mirë kundër korrupsionit 2019
Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes projektit për mbështetje të përpjekjeve anti-korrupsion në Kosovë, (SAEK II), mbështetur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Kosovë, shpall konkursin për Çmimin për gazetarinë më të mirë kundër-korrupsion 2019.
Ky Çmim ka për qëllim që publikisht të njeh kontributin e gazetarëve të guximshëm, të cilët përmes storjeve të tyre, ngrisin vetëdijen për çështjet lidhur me korrupsionin si dhe zbulojnë raste të cilat përndryshe do të mbeteshin të pavërejtura.
Storjet do të vlerësohen në bazë të ndikimit shoqëror, rezultateve të arritura si dhe për cilësinë dhe standardet gazetareske.
Për të lexuar kriteret e aplikimit klikoni këtu: