Ambasadat e QUINT-it, shënojnë Ditën e Pavarësisë së Ukrainës
German Embassy Pristina, U.S. Embassy Pristina, Kosovo, Ambasciata d'Italia a Pristina - Embassy of Italy in Pristina, Ambassade de France au Kosovo - French Embassy in Kosovo, British Embassy Pristina , European Union in Kosovo, European Centre for Press and Media Freedom ECPMF dhe AGK, të hënën, në nder të shënimit të 33 vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës, organizuan një ceremoni për ukrainasit e strehuar në Kosovë.
Eventi u udhëhoq nga Lindsay Jagla - Zëdhënëse e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, teksa të pranishmëve iu adresuan Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe Iryna Synelnyk – gazetare ukrainase e strehuar në Kosovë.
Eventi që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, pati qëllim të theksojë mbështetjen e përbashkët për lirinë dhe demokracinë e Ukrainë.
Gazetarët në Rezidencë – Kosovë, është program i iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, në kuadër të programit mbështetës, Voices of Ukraine, zbatohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe iniciativa Hannah Arendt e Qeverisë së Gjermanisë.