Lajmet

AGK-ja shpreh keqardhje për shkeljen e vazhdueshme të Kodit të Etikës nga Sinjali.com


4151-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh keqardhje dhe zhgënjim të thellë që portali Sinjali.com zgjedh të shkelë vazhdimisht Kodin e Etikës në raportimin për tragjedi njerëzore.

Kjo bëhet problem edhe më i madh kur raportohet në mënyrë të papërgjegjshme për rastet e vetëvrasjeve, përfshirë zbulimin e identitetit dhe rrethanave të aktit.

AGK-ja i bën thirrje drejtuesve dhe stafit të këtij portali që t’i kthehen respektimit të Kodit të Etikës të Këshillit të Mediave të Shkruara, i cili, mes të tjerash, thotë se “raportimi për raste të ndjeshme, tragjedi ose persona në zi kërkon maturi, empati dhe vetëpërmbajtje të lartë”.

Mediat duhet të kujdesen që secili raportim i tyre të bazohet në parimet e Kodit të Etikës, duke respektuar mbi të gjitha dinjitetin njerëzor. Secili raportim duhet të ketë parasysh interesin e publikut dhe ruajtjen e privatësisë së personave privatë të përfshirë.

Share this Post: