AGK-ja e shqetësuar me rastin e gjetjes së pajisjes gjurmuese në veturën e Vehbi Kajtazit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësim për rastin e gjetjes së një pajisjeje gjurmuese në veturën e gazetarit kosovar, Vehbi Kajtazi.
Duke e konsideruar si një rast të paprecedentë, AGK bën thirrje që autoritetet e sigurisë të hetojnë rastin në detaje dhe të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj ngjarjeje.
AGK do të përcjellë me vëmendje zhvillimet lidhur me rastin në fjalë, deri në sqarimin e tij të plotë nga autoritetet e sigurisë së Republikës së Kosovës.